top of page

“ARAPI”-DOKERI SARANDJOT QË MUND LODHJEN DHE VITET E MOSHËS

  • Apr 28, 2020
  • 3 min read

Portret njerëzor

Është Simon Agim Ahmeti, por askush nuk e njeh në Sarandë me emrin Simon. Të gjithë e njohin me nofkën “Arapi”, nofkë që tanimë është mësuar edhe vet Simoni. Dhe kjo nofkë vjen nga që i përket komunitetit egjyptian të Sarandës, por pa asnjë nuancë fyerje, përkundrazi Simoni është kurdoherë i respektuar në mes shoqërisë që nuk i përket komunintetit të tij. Është i këndshëm e shakaxhi në humorit e tij të lloit të veçantë.

Mirënjohës në kulm ndaj respektit që tjetri i përcjell. Përtej kësaj , ajo që na bëri të shkruajëm dhe të portretizojmë personalitetin e tij, është puna që ka kryer dhe kryen si doker në portin e mallrave të qytetit për 41 vite me rradhë. Të gjithë shikojmë pallatet, vilat , shtëpitë, rrugët dhe sheshet e ndërtuara dhe të sistemuara.

Kënaqësia e së bukurës ndërtuese na mbulon çdo qelizë shpirtërore në trup. Mburrim ustallarë, inxhinierë, projektues e ndërtues dhe harrojmë se i gjithë ai hekur, çimento, dërrasë, e çfarëdo lloj lënde ndërtimore, me miëra tonelata është trasportuar nga shpatullat e këtyre njerëzve të thjeshtë e punëtorë. Askush nuk kujtohet t’u thotë fjalën e mirë, përshëndetjen, apo buzëqeshjen mirënjohëse. Dhe ata të heshtur punojnë.

Gjejnë ngushëllimin shlodhës tek një gotë në lokale dhe nën tingujt e muzikës. Kjo është jeta e thjeshtë e tyre. Gjithshka e kanë nga puna, nga djersa. Të ndershëm e të thjeshtë në jetë. Korrekt në sjellje me miqt dhe shokët, me punën e tyre. Armiq të fjalës së keqe dhe pretendimeve. Simoni (Arapi) sot është 55 vjeç dhe prej 41 vitesh ende punon si doker në portin detar të mallrave të Sarandës. E takojmë dhe e pyesim për vitet e shumta e të lodhëshme të punës.

Thotë se ka filluar punë në 02 shkurt të vitit 1980 dhe ende vijon të punojë aty ku nisi vite më parë. Vite të lodhëshme e të vështira. Simoni kujton se çdo mall shkarkohej me krah në vitet e socializmit. Lodhje e madhe dhe shpërblim i pakët. Mban mend se kulmi i shkarkesës ka qenë një ngarkesë vapori me 8 mijë e 870 ton mall.


Vetëm në krahët e gjashtë punëtorve kjo sasi u shkarkua brenda katër orësh dhe si shpërblim morën ditën e punës prej 120 lekësh të vjetra dhe i gjithë muaji u shkonte në një pagë prej 250 mijë lekësh të vjetra të asaj kohe. Punë e lodhëshme dhe mes një pluhuri që u shtypte vertebrat pesha dhe u mbyste mushkritë pluhuri. E megjithatë askush nuk kujtohej t’u jepte një gotë qumësht me sheqer, megjithse u takonte në normë sipas ligjit.

Nuk u jipninasgjë vetëm dy copë sapuni “Drita” për t’u larë në një muaj si dhe një kostum xhinks dhe opinga. Kaq.

Sot kanë ndryshuar kushtet , thotë Simoni. Malli shkarkohet me vinç dhe shpërblimi shkon rreth 30 mijë lekë të vjetra në ditë për tetë orë pune. Vetëm ditën e nesërme do të shkarkohen 600 ton mall që do hajë aty tek një ditë e gjysëm pune.

Janë 25 makina të tonazhit të lartë që presin në port. Pas shumë viteve pune Simoni sot është përgjegjës kalate dhe thotë se përveç pagës që llogaritet deri në qindarkën e fundit sipas koefiçenteve të vendosura nga qeveria dhe bordi drejtues, marrin rregullisht të gjitha veshmbathjet dhe shpërblimet e orëve të tepërta të punës.

Simoni shprehet se të gjithë dokerët që punuan në vitet e socializmit janë operuar nga shtylla kurrizore, sepse pesha e shumtë dhe e rëndë grumbullonte një sasi dhjamore në fund të saj.

Dhe vet Simoni i është nënshtruar një operacioni të tillë, duke na treguar shenjën ku operacioni hoqi mbi dy kg gjendër dhjamore.


Nuk kanë munguar as sëmundjet e tjera, sidomos stomaku dhe mushkritë. Simoni, në bisedë , nuk harron të shprehet edhe me fjalët më të ngrohta e mirënjohëse për drejtoreshë Kozetën si korrekte dhe tepër njerëzore me ta. Këta janë këta njerëz të punës që kanpë mbi shpatullat e tyre miëra e mijëra tonelata lëndësh ndërtimore, punë që meriton respektin maksimal.


Gazetari:

Agron MEMA

 
 
 

Comments


bottom of page