Dënimi me vdekje a është domosdoshmëri për Shqipërinë?
- Aug 23, 2019
- 1 min read
Nuk ja doli në spital, i riu që u qëllua dje në Tiranë me armë zjarri ishte viktima e radhës e krimit në formën e vrasjes.
Indrit Çelaj në moshën 26 vjeç, tashmë është në botën tjetër.
Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Muhamet Gjollesha”. I riu ishte duke punuar për kondicionimin e një vile.
Krimi ka goditur dhe po godet në mënyrë të tmerrshme shoqërinë shqiptare.
Edhe pse sipas INSTAT krimi është në ulje,vrasje të tilla makabre "pa iu dridhur dora" në qendër të Kryqendrës ngren një pyetje të madhe për shoqërinë tonë:
- A duhet rivendosur dënimi me vdekje?
A duhet që Parlamenti shqiptar ta konsiderojë këtë ligj, të paktën në një afat 10 vjet?
Vrasje të tilla kaq të guximshme me armë në kokë pa u trembur fare nga llgji dhe drejtësia e bëjnë jetën në vendin tonë shumë të pasigurtë dhe masa duhen marrë patjetër për këtë qëllim. Më poshtë Statistikat Zyrtare për vitet e fundit sipas INSTAT:





Comments