top of page

DËSHIRONI TË JU DËGJOJË FËMIU?ATËHERË PËRDOR “GJUHËN POZITIVE”

  • May 21, 2020
  • 1 min read

Dr.Rrezearta Sahiti*


Prindër të dashur.

E dini që është në dorën tuaj t’a bëni fëmiun t’a dëgjojë fjalën tuaj?

E thjeshtë fare:

"Përdoreni “gjuhën pozitive” dhe do e përjetoni mrekullinë".


Duke zëvendësuar disa fjalë “të rrepta” me disa të tjera”të buta” ndryshimin do e vëreni menjëherë.


Në vend të:

“Mos vrapo”-i thuaj “ec të lutem”.


“Mos kërce”-“zbrit ngadalë”.


“Mos bërtit”-“fol me zë të vogël”.


“Mos e nga kaq shpejt biçikletën”-“të lutem ngadalësoje”.


“Mos i gjuaj lodrat”-“Vendosi ngadal në tokë”.


“Mos fol kështu me mua”-“Fol fjalë të mira”.


“Mos ua merr lodrat nga dora fëmijëve të tjerë”-“duhet t’ua kërkosh lodrën sëpari”.


“Mos luaj me top nëpër shtëpi”-“Me top luhet vetëm jashtë shtëpisë”.


“Mos e përplas derën”-“mbylle derën ngadalë pazhurmë”.


“Ndal ataqet e inatit”-“Unë jam duke të dëgjuar,më thuaj çfarë ka ngjarë?”.


“Mos më ndërprej gjatë të folurit”

-“Të lutem,prit derisa unë t’a kryej pastaj flet ti”.


Mos harro kurre gjatë bisedes me të shprehjet e arta:”faleminderit”.”të lutem”,”më fal”...


Suksese!

*Dr.Rrezearta Sahiti

Psikiater për fëmijë dhe adoleshentë!

 
 
 

Comments


bottom of page