top of page

Edhe hiperbola e ka nje kufi...

  • May 16, 2020
  • 1 min read

Nga Pajtim Çaushi

(opinion pas një ore bosh)


Në mjedise të larmë dëgjova të mburrin me të madhe filmin turk ÇUKUR.

U nguca. Hajde thashë, ta shoh edhe unë ndonje seri te kesaj çudie filmike.

Në fakt më nxiti edhe reklama që e etiketonte si serialin më të shikuar kudo.

E pashë dhe thashë:

Nëse ç'shoh kanë edhe pesë përqind të vërtetë, atëherë kot flasin për shtetin dhe rregullin turk.

Në mes të Stambollit luftë si në Karadak. Dhjetra të vrarë nga dy grupet kriminale që secili kishte ushtri më vete. Nam këtu e bam atje, brit ketu e kris atje, revole ketu e tank atje. O ZOT, VATERLO!

Mendova e pyeta veten:

Nga gjithë këto gjëmime e oshëtima, britma e klithma të tejzgjatura si nuk u zgjua qoftë dhe një polic i shtetit të paktën të teshtinte diku afēr Çukurit?

Vallë të gjithë ushtarët, policët, gjeneralët e komisarët e policëve u trembën, u fshehën e lëshuan re në pantallonat e shtetit nga trimat e Çukurit?

Mendoj që edhe zmadhimi në artin filmik duhet ta ketë një cak.

Nëse jo atëherë vetiu lind alternativa groteske. Dhe alternativat kanë dy skaje si litari i veshgjatit.

Ose autorët artistë tallen me mijërat që ulen, i besojnë dhe i shohin ose injorojnë shtetin e tyre te pompuar si supershtet tigër!

Atëherë ose shtet skelet, ose art mavri medet!

 
 
 

Comments


bottom of page