Infermierja që flet me zemër përmes vargjeve – Elisabeta Çaushi vjen me mesazhe të forta sociale!
- May 16
- 2 min read
Elisabeta Çaushi është një infermiere e përkushtuar në sistemin shëndetësor, e cila krahas profesionit të saj fisnik, shpreh mendimet dhe ndjenjat edhe përmes poezisë.

Në krijimet e saj, ajo trajton tema të ndjeshme dhe reale të shoqërisë moderne, duke reflektuar mbi politikën, lakminë, humbjen e vlerave njerëzore dhe mallin për ditët me më shumë qetësi e dinjitet.
Përmes poezive “Politikan nuk bëhet çdo individ” dhe “Në kohën e mediokritetit”, Elisabeta sjell vargje që prekin ndërgjegjen dhe ftojnë për reflektim. Një zë i ndjerë dhe i sinqertë që vjen nga përvoja e jetës dhe dashuria për fjalën.
Në kohën e mediokritetit
Si ikën kaq shpejt vitet me shumë lumturi?
Vendin e tyre e zunë ditët e zymta,
me re, me stuhi.
Jetojë, por vetëm jetë s'quhet kjo tani...
Ku humbën ditët e bukura,
plot diell e qetësi?
Sot ka vetëm furtuna, ciklone dhe shi.
Njeriu s’është më ai që ishte dikur;
është kthyer në një qenie
që vetëm babëzi kërkon.
Ç’u bënë ditët
kur qeshnim me shpirt e dinjitet?
Mos vallë dëshirat e pangopura
na fundosën në harresën det?
Eh… ç’bën lakmia!...
Njeriu e ha njeriun
veç për interes nga grykësia...
Ku mbetën ëndrrat e bukura
për ditë plot diell?...
Mos vallë pangopësia
i treti si retë lart në qiell?...
Politikan nuk bëhet çdo individ.
Sa shumë janë shtuar në këtë kohë…
Qajnë për popullin që harrojnë,
por prapë vetëm për veten mendojnë.
Karrierën një intelektual
vështirë ta mbajë gjatë,
politika ia pret kokën më vrap
të gjitha i do për vete çdo çast.
Politikanë s'behem dot une e ti,
duhet të ndërrosh dukjet për ditë
do mund të madh kjo pafytyrësi...
si dje dhe sot dhe nesër i njëjti rit...
Elisabeta Çaushi




Comments