top of page

Ja arsyet pse u përhap Covid-19 kaq shpejt

  • Mar 30, 2020
  • 2 min read

Në një shkrim të revistës ‘The Atlantic’, thuhet se arsyet se përse virusi është përhapur në mënyrë të frikshme lidhen me formën dhe strukuren e virusit si dhe me lehtësinë me të cilën ky virus ka bërë kalimin nga kafshët te njeriu.



⁃ Struktura e virusit është në formën e një topthi me disa thumba. Këto thumba identifikojnë dhe më pas ngjiten te një proteinë e quajtur ACE2, e cila gjendet në sipërfaqen e qelizave tona. Ky është hapi i parë i një infeksioni. Konturet e sakta të koronavirusit të ri lejojnë që ai të ngjitet shumë më fort në ACE2 se koronaviruset e tjera, dhe ka të ngjarë që kjo është arsyeja themelore e transmetimit nga një person te tjetri”.


⁃ Shumica e viruseve respiratorë kanë tendencë të infektojnë ose rrugët e sipërme, ose rrugët e poshtme ajrore. Në përgjithësi, një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes përhapet më lehtë, por ka tendencë të jetë më i butë, ndërsa një infeksion i rrugëve të poshtme është më i vështirë për t’u transmetuar, por më i rëndë. Virusi i ri duket se infekton edhe rrugët e sipërme, edhe ato të poshtme ajrore pasi mund të përdorë një veti shumë të fuqishme”.


⁃ Ky virus shquhet për lehtësinë me të cilën ka bërë kalimin nga kafshët te njeriu. “Virusi i ri duket shumë efektiv në infektimin e njerëzve, pavarësisht origjinës shtazore. Një i afërm i tij është gjetur te lakuriqët, çka sugjeron se ka kaluar te njerëzit duke përdorur një specie tjetër. Koronaviruset klasikë duan ca kohë derisa të pësojnë mutacion dhe të ngjiten mirë te ACE2. Por ky koronavirus mund ta bëjë këtë që nga dita e parë. Ai e ka gjetur menjëherë mënyrën për të hyrë te njerëzit”. Kjo e treta është arsyeja që nxitur kaq shumë teori konspirative se koronavirusi mund të jetë prodhuar nëpër laboratorë.


Burimi: Anila Kalleshi

 
 
 

Comments


bottom of page