JAM E LUMTUR KJO QË JAM
- Feb 21, 2021
- 1 min read
JAM E LUMTUR KJO QË JAM
(Dedikim i vetes time humor)
BY:Bruna Softa
Jam nje zonjë qytetare
Jam punëtore dhe bujare
Jam vajzë nga Elbasani
Jam bashkëshorte edhe mami .
Më pëlqen të gatuaj
Gjellë shqiptare dhe të huaj
Jam e shpejtë si një flutur
Femër klas dhe e bukur.
Më pëlqen shumë moda
S’dua t’ja di se ç’thotë bota
Shkruaj proza dhe poezi
E kam shpirtin si flori .
Jam shqiptare amerikane
Vishem me firma Europiane
Më pëlqejnë flokët e gjata
Takat e larta dhe eleganca .
Jam e bukur si një pikturë
Jam një yll që nuk shuhet kurrë
Kur eci rrugës të gjithë më shohin
Lum ata që më njohin .
Jam unike dhe besnike
Jam plot sharm dhe magjike
Jam e lumtur që jam unë
Më pëlqen vetja shumë.
Bukurinë ma ka fal natyra
Si nga shtati dhe fytyra
Për mua ka gjithmonë rini
Më marrsh të keqen moj pleqëri!
(B.Softa)

Mos thoni asgjë se i thashë të tëra vetë!! Duhet një dedikim për vete, jo gjithmonë për të tjerë !😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂
Fundjavë të bukur miqtë e mi të nderuar !




Comments