Konispol: Rasti dyshuar me Covid dalin analizat
- Apr 30, 2020
- 1 min read
Fjalët e përhapura në Konispol se një prej banorëve të qytetit të vogël ishte infektuar me koronavirusin ka bërë që banorët të shqetësohen së tepërmi.
Për këtë rast nga ana e Shërbimeve të Shëndetit Publik mesditën e djeshme është marrë tampon për t’u analizuar në Tiranë.
Saranda Web ka mësuar ekskluzivisht se nga analizat e kryera përgjigjia rezulton se rasti i dyshuar ka dalë negativ, cka do të thotë se edhe në Konispol nuk ka asnjë të infektuar.
Burimi: Saranda web





Comments