top of page

Mjeku Kanadez modifikoi një respirator për nëntë pacientë

  • Mar 22, 2020
  • 1 min read

Nga Loukia Papadopoulos

Ndërsa spitalet përpiqen të sigurojnë më shumë ventilatorë, disa mjekë janë duke krijuar me qëllim për të ndihmuar pacientët e tyre. I tillë është rasti me mjekun kanadez Dr Alain Gauthier, një anestezist në Spitalin e Qarkut Perth dhe Smiths Falls në Ontario.

Kështu që në dhjetë minuta "gjeniu i djallëzuar", që është me një doktoraturë në mekanikën diafragmatike e rriti kapacitetin e ventilatorëve në spitalet rurale nga një në nëntë !! Gauthier, e shndërroi një ventilator spitalor në një pajisje që mund t'u shërbejë nëntë pacientëve. Procesi ishte aq i shkëlqyer sa që disa madje e kanë quajtur atë një "gjeni të prapë". Gauthier u frymëzua nga videot në YouTube të krijuara nga dy mjekë të Detroit në 2006, sipas CBC News. Ai tha se krijoi një ventilator kompleks për t'u ofruar njerëzve mundësinë më të mirë për të mbijetuar. "Në një moment mund të mos kemi mundësi të tjera," tha Gauthier për CBC News. "Mundësia mund të jetë e tillë, i lëmë njerëzit të vdesin ose ne i japim atyre një shans."

Respiratori për nëntë persona tani ka bërë xhiro në të gjithë botën pasi një koleg i Gauthier ka postuar një fotografi në të. "Kështu që në dhjetë minuta gjeniu, i cili është një nga anestezistët me një doktoraturë në mekanikën diafragmatike, rriti kapacitetin e ventilatorit të spitaleve rurale nga një në nëntë !!!" postoi ai në Tweeter. Edhe filantropi miliarder Elon Musk duket se ka qenë i impresionuar nga përpjekjet e Gauthier, ndërsa komentoi në tweeter se ishte një "gjetje interesante". Përgatiti: Marisa Kotobelli

Burimi: Interesting Engineering

 
 
 

Comments


bottom of page