Reforma zgjedhore del nga karantina në 6 Maj
- Apr 29, 2020
- 1 min read
Ndërsa gjithë axhenda është përqëndruar tek pandemia dhe fjala e parë që dëgjojmë përdië është Covid, u harrua për shumë kohë reforma zgjedhore. Tashmë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të mblidhet online në 6 maj.
Të dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtare të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës.
Reforma u ndëpre në Mars. Ende nuk kemi dëgjuar se çfarë sistemi elektoral do propozohet, por duket se edhe këtë radhë askush nuk ja ka "ngenë" reformës.





Comments