top of page

Anila Kalleshi: "Shkolla më e mirë e jetës"

Miqtë e mi! Unë rrjedh nga një familje shumë kërkuese, edhe pse që kur kam lind e deri tani nuk më ka munguar kurre asgje, madje kam patur shumë shumë më tepër se moshataret e mija. Por prindërit e mi ( heronjtë e mi) më kanë edukuar deri në vena që:


- në jetë nuk duhet të ndalosh kurrë,

- që qyli i përket njerëzve pa moral,

- që emrin duhet ta fitosh vetë,

- që shkollimi është një pasaportë diplomatike që i thyen dhunshëm turinjtë injorantëve,

- që hapat mbrapsht tregojnë fundin tënd.

- me punë, vullnet e sakrificê arrihet gjithçka

- se yjet janë bërë vetëm dhe vetēm për të ndriçuar

Kjo është shkolla më e mirë e jetës!

Faleminderit prindërit e mi:

Faruk Kalleshi - Nderi i Kombit & Liljana Kalleshi - Mjeshtre e Madhe Nderi i Qarkut Shkodër


Comentarios


bottom of page