Dilemat e Sirisë, popullsia kurde...
- miremengjes.net
- Oct 13, 2019
- 7 min read
Kush janë kurdët?
Midis 25 dhe 35 milion kurdë pretendohet se banojnë në një rajon malor që përshkon kufijtë e Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Armenisë. Ata përbëjnë grupin e katërt më të madh etnik në Lindjen e Mesme, por ata kurrë nuk kanë fituar një shtet komb të përhershëm.
Nga vijnë ata?
Kurdët janë një nga popujt indigjenë të rrafshnaltave të Mesopotamisë dhe malësive që aktualisht janë Turqia jug-lindore, Siria veri-lindore, Iraku verior, Irani veriperëndimor dhe Armenia jug-perëndimore.
Sot, ata formojnë një bashkësi të dalluar që unifikohet përmes racës, kulturës dhe gjuhës, edhe pse nuk kanë ndonjë dialekt standard. Ata gjithashtu i përkasin një numri religjionesh dhe besimesh të ndryshme, megjithëse shumica janë muslimanë sunitë.
Pse nuk kanë një shtet?
Në fillim të Shekullit 20, shumë kurdë filluan të konsiderojnë krijimin e një atdheu - përgjithësisht të referuara si "Kurdistan". Pas Luftës së Parë Botërore dhe humbjes së Perandorisë Osmane, aleatët fitimtarë perëndimorë parashikuan një shtet kurd në Traktatin e Sevrës të vitit 1920.
Megjithatë, shpresa të tilla u zhdukën tre vjet më vonë, kur Traktati i Lozanës, i cili vendosi kufijtë e Turqisë moderne, nuk parashikoi asnjë mundësi për një shtet kurd dhe i la kurdët me statusin e pakicës në shtetet përkatëse. Gjatë 80 viteve që pasuan, çdo veprim i kurdëve për të krijuar një shtet të pavarur u shtyp brutalisht.
Pse ishin kurdët në pararojë të luftës kundër IS?
Në mesin e vitit 2013, grupi xhihadist Shteti Islamik (IS) ktheu veshtrimin në tre enklavat kurde që kufizoheshin me territorin nën kontrollin e saj në veri të Sirisë.
Filluan sulme të përsëritura që deri në mesin e vitit 2014 u zmbrapsën nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) - krahu i armatosur i Partisë Demokratike Kurde të Bashkimit Demokratik (PYD).
Një përparim i IS në Irakun e veriut në qershor 2014 tërhoqi kurdët e këtij vendi në konflikt. Qeveria e rajonit autonom kurd të Irakut i dërgoi forcat e saj Peshmerge në zonat e braktisura nga ushtria irakene.
Në gusht të vitit 2014, xhihadistët filluan një ofensivë të befasishme dhe Peshmergët u tërhoqën nga disa zona. Një numër i qyteteve të banuara nga pakicat fetare ranë, ku militantët e IS vranë ose kapën mijëra Jazidë (Jazidët janë një grup endogam që më së shumti flasin gjuhen Kurmanxhi me origjinë të kontestuar etnike, indigjene në Irak, Siri dhe Turqi. Shumica e Jazidëve që kanë mbetur në Lindjen e Mesme sot jetojnë në Irak).
Si përgjigje, një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga SH.B.A. filloi sulme ajrore në Irakun e veriut dhe dërgoi këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar forcat Peshmerge. Në ndihmë të tyre erdhën gjithashtu YPG dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka luftuar për autonominë kurde në Turqi për tre dekada dhe ka baza në Irak.
Në Shtator 2014, IS filloi një sulm në enklavën rreth qytetit Kurd Kobane në Sirinë veriore duke detyruar dhjetëra mijëra njerëz të iknin përtej kufirit të afërt turk. Pavarësisht afërsisë së luftimeve, Turqia refuzoi te sulmonte pozicionet e IS apo te lejonte kurdët e Turqise për t’i mbrojtur ata.
Në Janar 2015, pas një beteje që la të paktën 1.600 njerëz të vdekur, forcat kurde rifituan kontrollin e Kobane.
Kurdët - duke luftuar së bashku me disa milici lokale arabe nën flamurin e aleancës së Forcave Demokratike Siriane (SDF), dhe të ndihmuar nga koalicioni i udhëhequr nga SH.B.A, me sulme ajrore të, armë dhe këshilltarë - atëherë dëbuan forcat e IS në mënyrë të qëndrueshme me dhjetëra mijëra kilometra katrorë nga territori i Sirisë veri-lindore.
Në tetor 2017, luftëtarët e SDF kapën de fakto në kryeqytetin e Raqqa dhe më pas përparuan në jug-lindje në krahinën fqinje Deir al-Zour - kalaja e fundit e madh e xhihadistëve në Siri.
Aktualisht, kurdët përballen me një ofensivë ushtarake nga Turqia, e cila dëshiron të krijojë një "zonë të sigurt" të thellë 32 km (20 milje) brenda Sirisë veri-lindore për të mbrojtur kufirin e saj dhe për të zhvendosur deri në 2 milion refugjatë sirianë. SDF thotë se do të mbrojë territorin e saj "me çdo kusht" edhe pse territoret e fituara me vështirësi në betejën kundër IS janë duke u rrezikuar.
Qeveria Siriane, e cila mbështetet nga Rusia, gjithashtu vazhdon të premtoje se do te marrë përsëri kontrollin mbi të gjithë Sirinë.
Pse Turqia i sheh kurdët si kërcënim?
Ekziston një armiqësi e thellë midis shtetit turk dhe kurdëve të vendit, të cilët përbëjnë 15% deri në 20% të popullsisë.
Kurdët u përballën me një trajtim të ashpër nga autoritetet turke për breza. Në përgjigje të kryengritjeve në vitet 1920 dhe 1930, shumë kurdë u zhvendosën, emrat dhe kostumet kurde u ndaluan, përdorimi i gjuhës kurde ishte i kufizuar, madje u mohua ekzistenca e një identiteti etnik kurd, duke i quajtur "Turqit malësorë”.
Në vitin 1978, Abdullah Ocalan themeloi PKK, e cila bëri thirrje për një shtet autonom brenda Turqisë. Gjashtë vjet më vonë, grupi filloi një luftë të armatosur. Që atëherë, më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë dhe qindra mijëra të shpërngulur.
Në vitet 1990, PKK tërhoqi përsëri kërkesën e saj për pavarësi, duke bërë thirrje për një
autonomi më të madhe kulturore dhe politike, por vazhdoi të luftojë. Në vitin 2013, një armëpushim u ra dakord pasi u mbajtën bisedime sekrete.
Armëpushimi u rrëzua në korrik 2015, pasi një bombë vetëvrasëse per te cilen fajësohet IS vrau 33 aktivistë të rinj në qytetin kryesisht kurd, Suruc, afër kufirit me Sirine. PKK akuzoi autoritetet për bashkëpunim dhe sulmoi ushtarët dhe policinë turke. Qeveria turke filloi më pas atë që e quajti një "luftë të sinkronizuar kundër terrorit" kundër PKK dhe IS.
Që atëherë, disa mijëra njerëz - përfshirë qindra civilë - janë vrarë në përleshjet në Turqinë jug-lindore.
Turqia ka mbajtur një prani ushtarake në veri të Sirisë që nga gushti 2016, kur dërgoi trupa dhe tanke mbi kufirin për të mbështetur një sulm rebel sirian kundër IS. Këto forca kapën qytetin kryesor kufitar Jarablus, duke penguar SDF të udhëhequr nga YPG që të kapnin vetë territorin dhe të lidheshin me enklavën kurde të Afrin në perëndim.
Në vitin 2018, trupat turke dhe rebelët sirianë aleatë nisën një operacion për të dëbuar luftëtarët e YPG nga Afrin. Dhjetra civilë u vranë dhe dhjetëra mijëra të shpërngulur.
Qeveria e Turqisë thotë se YPG dhe PYD janë shtrirje të PKK, ndajnë qëllimin e saj të shkëputjes përmes luftës së armatosur dhe janë organizata terroriste që duhet të eliminohen.
Cfarë duan kurdët e Sirisë?
Kurdët në Siri përbëjnë midis 7% dhe 10% të popullsisë. Para se të fillonte kryengritja kundër Presidentit Bashar al-Asad më 2011 pjesa më e madhe jetonte në qytetet Damask dhe Alepo, dhe në tre zona rreth Kobane, Afrin dhe qytetit veri-lindor të Qamishli.
Kurdët e Sirisë kanë qenë shtypur prej kohësh dhe u jane mohuar të drejtat themelore. Që nga vitet 1960 toka kurde u konfiskua dhe u shpërnda në arabë në përpjekje për të "arabizuar" rajonet kurde.
Kur kryengritja ne Siri u kthye në një luftë civile, partitë kryesore kurde publikisht deklaruan paanësinë. Në mes të vitit 2012, forcat qeveritare u përqendruan në luftimin e rebelëve ne nje rajon tjetër, dhe grupet kurde morën kontrollin në territoret e tyre.
Në janar 2014, partitë kurde - përfshirë Partinë dominuese të Unionit Demokratik (PYD) - deklaruan krijimin e "administratave autonome" në tre "kantonet" e Afrin, Kobane dhe Jazira.
Në mars të vitit 2016, ata njoftuan krijimin e një "sistemi federal" që përfshin kryesisht zona arabe dhe turkmene të kapura nga IS.
Deklarata u refuzua nga qeveria siriane, opozita Siriane, Turqia dhe SH.B.A.
PYD thotë se nuk po kërkon pavarësi, por insiston që çdo zgjidhje politike për t'i dhënë fund konfliktit në Siri duhet të përfshijë garanci ligjore për të drejtat e Kurdëve dhe njohjen e autonomisë kurde.
Presidenti Asad është zotuar të ruajë "çdo pëllëmbë" të territorit sirian, qoftë me bisedime apo forcë ushtarake. Qeveria e tij ka hedhur poshtë gjithashtu kërkesat kurde për autonomi, duke thënë se "askush në Siri nuk pranon të flasë për njësi të pavarura ose federalizëm".
A do të fitojnë pavarësinë kurdët e Irakut?
Kurdët përbëjnë rreth 15% deri në 20% të popullsisë së Irakut. Ata historikisht kanë gëzuar më shumë të drejta kombëtare sesa kurdët që jetojnë në shtetet fqinje, por gjithashtu janë përballur edhe me shtypje brutale.
Më 1946, Mustafa Barzanî formoi Partinë Demokratike të Kurdistanit (KDP) për të luftuar për autonomi në Irak. Por vetëm në vitin 1961 ai filloi një luftë të plotë të armatosur.
Në fund të viteve 1970, qeveria filloi të vendosë arabët në zona me shumicë kurde, veçanërisht rreth qytetit të pasur me naftë në Kirkuk, dhe zhvendosjen me forcë të kurdëve.
Politika u përshpejtua në vitet 1980 gjatë Luftës Iran-Irak, në të cilën kurdët mbështetën republikën islamike. Në 1988, Saddam Hussein filloi një fushatë hakmarrjeje ndaj kurdëve që përfshinte sulmin kimik ndaj Halebos.
Kur Iraku u mposht në Luftën e Gjirit të vitit 1991, djali i Barzanî, Massoud dhe Jalal Talabani i Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK) organizuan një kryengritje kurde. Shtypja e saj e dhunshme bëri që SH.B.A. dhe aleatët e saj të vendosnin një zonë pa fluturime në veri që lejonte kurdët të gëzonin vetë-qeverisje. KDP dhe PUK ranë dakord të ndajnë pushtetin, por tensionet u rritën dhe një luftë katër vjeçare shpërtheu midis tyre në 1994.
Palët bashkëpunuan me pushtimin e udhëhequr nga SH.B.A. në vitin 2003 që përmbysi Saddam dhe qeverisi në koalicion në Qeverinë Rajonale të Kurdistan (KRG), krijuar dy vjet më vonë për të administruar provincat Dohuk, Irbil dhe Sulaimaniya.
Massoud Barzani u emërua presidenti i rajonit, ndërsa Jalal Talabani u bë kreu i parë i shtetit jo-arab në Irak.
Në Shtator 2017, në rajonin e Kurdistanit dhe në zonat e diskutueshme të Peshmergeve u mbajt një referendum për pavarësinë duke përfshirë Kirkukun. Votimi u kundërshtua nga qeveria qendrore e Irakut, e cila këmbënguli që ai ishte i paligjshem.
Më shumë se 90% e 3.3 milion njerëzve që votuan mbështetën ndarjen. Zyrtarët e KRG thanë se rezultati u dha atyre një mandat për të filluar negociatat me Bagdadin, por më pas kryeministri irakian Haider al-Abadi kërkoi që referendumi të anulohej.
Muajin pasues forcat pro-qeveritare Irakiane rimarrën territor e diskutueshëm të mbajtur nga kurdët. Humbja e qytetit Kirkuk dhe e të ardhurave nga nafta ishte një goditje e madhe për aspiratat kurde për shtetin e tyre.
Pas lojërave të tij të rrezikshme, Z. Barzanî u tërhoq si Presidenti i Rajonit të Kurdistanit. Por mosmarrëveshjet midis palëve kryesore nënkuptuan që posti mbeti i lirë deri në qershor 2019, kur ai u pasua nga nipi i tij Nechirvan.
Burimi: www.bbc.com
Comments