top of page

Humbet vajza 16 vjeç nga New York, pas komunikimeve në rrjetet sociale

A i kemi ne mekanizmat për të mbrojtur adoleshentët në Shqipëri nga rrjetet sociale. A duhet konsideruar edukimi për këtë qëllim në shkolla? Rastet e shumta ngrejnë pikëpyetje të mëdha. Ja rasti I fundit sipas gazetës Britanike Mirror:


Kërkim i dëshpëruar për vajzën, 16 vjeçare, 'joshur përtej Atlantikut’ me anë të internetit nga një Britanik më të madh në moshë


Victoria Grabowski fluturoi nga Nju Jorku për në Londër të Shtunën duke e lënë familjen e saj të shqetësuar, duke thënë se "dëshiron të shkojë në Londër"


Policia në të dyja anët e Atlantikut është në kërkim për vajzën e humbur, 16 vjeç.

Policia e Nju Jorkut tha se Victoria, nga Queens, hipi në një fluturim nga Aeroporti John F Kennedy të Shtunën dhe arriti në Mbretërinë e Bashkuar të hënën në mëngjes.

Raportet e mediave amerikane thonë se prindërit e saj zbuluan tekste që tregojnë se ajo kishte komunikuar me një burrë më të madh në moshë në Britani.


Ajo gjithashtu kishte paguar për biletën e saj me para në dorë, megjithëse prindërit e saj nuk e dinin se si i fitoi paratë.

Xhaxhai i saj Arkadiusz Grabowski i tha QNS të martën se prindërit e saj zbuluan mesazhe që tregonin se ajo kishte biseduar me një burrë më të madh në moshë që ajo e njohu në internet.

"Mesazhet tregojnë se ajo u magjeps me Londrën dhe donte të shkonte atje," tha Arkadiusz.

Comments


bottom of page