top of page

Interesimi i Shteteve të Bashkuara për Groenlandën

Trump anuloi një vizitë në Danimarkë javën e kaluar pasi Kryeministri Mette Frederiksen e quajti sugjerimin e tij për blerjen e Groenlandës "absurde". Trump e quajti atë nje përgjigje"të keqe".

Mënyra më e zakonshme për t’i parë zhvillimet nga kjo anë e Atlantikut ishte si shpërqendrim largpamës nga lajmet e vërteta, shumë më shqetësuese. Dhe me të vërtetë ky mund të ketë qënë shembulli i një cikli lajmesh me pesë pjesë:


Hapi i Parë: Një gazetë (Wall Street Journal) raportoi për diskutime të brendshme që duken shumë të egra për të qenë të vërteta (SH.B.A. kerkojne të blejnë Groenlanden, edhe pse Danimarka nuk ka dhënë asnjë indikacion që territori është në shitje).

Hapi i dytë: Trump konfirmoi raportimin mbi perpjekjen, duke shkaktuar një sulm ndaj mediave.


Hapi i tretë: Mbrojtësit e Shtëpisë së Bardhë dhe të Trump afishuan arsye të reja duke thene se kjo në fakt ka kuptim si një politikë dhe duke na kujtuar se edhe Harry S. Truman kishte të njëjtën ide. Komiteti Kombëtar i Kongresit Republikan prodhoi disa dollarë të stampuar ne bluza, duke quajtur Groenlandën si shteti i 51-të.


Hapi i katërt: Realiteti e tregoi idenë si qesharake, dhe Trump reagoi me zemërim - duke anuluar vizitën e tij në Danimarkë.


Hapi i Pestë: Të gjithë e harrojme ngjarjen brenda disa ditësh. Nga ana tjeter, Kina dhe Sh.B.A përshkallëzuan luftën tregtare të premten me qindra miliarda dollarë tarifa të reja, pasi Trump "urdhëroi" kompanitë amerikane të kërkonin "një alternative" për të bërë biznes në Kinë duke shkaktuar dhe renien e bursave.


Duhet thene se kjo nuk është thjesht një përmbledhje e lajmeve për Groenland. Dhe ishulli i ngrirë ka shumë rëndësi për luftën me Kinën – si për Z. Trump ashtu dhe për presidentët pasues.


Groenlanda është e pajisur me minerale të rrallë, të cilat janë thelbësore për të bërë telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera të teknologjisë së lartë. Rreth 70 përqind mineraleve të rralla nxirren në Kinë, dhe keshtu mund të ndikohen eksportet e saj në Sh.B.A. në çdo kohë që dëshirojnë. Një kompani kineze është gjithashtu aksionari kryesor i një kompanie te madhe të minierave të rralla të Groenlandës.


Groenlanda është gjithashtu një hap larg nga Rusia dhe ngjitur me korridoret e transportit detar Arktik që hapen për shkak të ndryshimit të klimës, duke e bërë atë me rëndësi kritike gjeostrategjike. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi në maj se SH.B.A. së shpejti do të rivendoste një prani diplomatike atje për herë të parë që nga vitet '50.


Kina propozoi të financojë ndërtimin e tre aeroporteve në Groenlandë, por Danimarka pranoi për dy prej tyre vitin e kaluar - pasi sekretari i mbrojtjes James Mattis loboi për këtë.

Po tani? Largimi nga tryeza është një veprim klasik negociator i Trump. Ndoshta ai largohet me një marrëveshje më të favorshme për kompanitë amerikane për të nxjerre mineralet e rralla, ose e bën këtë si presion që Danimarka të shpenzojë më shumë fonde në mbrojtjen e saj (e cila është shumë më pak se objektivi i NATO-s për 2 përqind të produktit të brendshëm bruto).

Comments


bottom of page