top of page

Inxhinieri qe perfundoi gabimisht në Ferr

Një inxhinier ndertimi, pasi vdes, gabimisht e dergojne në Ferr.

Gjithmone ne deren e Ferrit trokasin avokatet dhe politikanet , ndersa inxhinierët trokasin në porten e Parajsës, por kete here u bë një gabim.


Djalli ne porten e Ferrit e pyet: Hey ti, mos me thuaj qe je avokat ose politikan se e kemi Ferrin plot. Inxhinieri i heshtur i pergjigjet: Jo Jo

Inxhinieri zbret në Ferr dhe e sheh situatën të mjerueshme. Shumë nxehtësi, zjarre, llavë vullkani, avull dhe gjithcka ishte në gjendje paniku. Duke pare situaten keq, ai shkon të bëjë një bisedë me Djallin.

Pas një muaji, kudo ne Ferr ai kishte instaluar kondicionere, shkallë lëvizëse, tualete të reja dhe vaska me hidromasazhe.

Një ditë Zoti i telefonon Djallit. Zoti: Alo Djall, si po shkoni atje poshtë? Djalli: Shkëlqyeshëm! Jam shume I kenaqur me kete inxhinierin qe na solle ketu poshte. Ai po punon aq shume saqe edhe JU nuk keni per ta njohur me Ferrin. Ai ka ndërtuar shkallë lëvizëse, xhakuzi, tualete… etj

Zoti: Çfarë?????????????? Ka ndodhur një gabim. Nuk supozohet qe ju të keni inxhinierë në Ferr. Dërgojeni urgjentisht në Parajsë!

Djalli: Në asnjë mënyrë! Kjo eshte gjeja me e bukur qe ka ardhur ndonjehere ne Ferr, keshtu ai do qëndroje në ketu. Zoti: Ju jeni duke shkelur kontratën. Nëse nuk e ktheni atë, unë do t'ju padis ne gjykate dhe tani do marr urgjentisht nje avokat.

Djalli: Ha ha ha ha ! Dhe ku do të gjeni ju nje avokat??????????? Ato te gjithe jane ketu tek une.


Comments


bottom of page