Këngë çame për shiun dhe borën
- miremengjes.net

- Oct 15, 2019
- 1 min read
Re, re koko re
Re, re koko re
je në qiell,
zdrigj mbë dhe,
të bleva diç gjë
më të mirë seç e ke!
Nikolicanj - Paramithi
Amin tê bjerë shi
Amin që të bjerë shi,
të lag mua, të lag ti,
të lag Deden me dhi,
se kërkon dhinë florë
që t'i varë një këmborë.
Çal - çal, firi fiu,
të hëngërtë theritiu,
theritiu e allonari
edhe gushti e flevari.
Dramës - Gumenicë
Bie shi e bie borë
Bie shi e bie borë,
do vej babai në Volë,
tē blej' qipra e këmborë
tē ja varëm dhisë florë.
Dhija florë i tringelliti,
zonja brenda hingëlliti,
me shoqe haraboriti.
Njihuar - Paramithi
Bie bora flokë - flokë
I ra bora flokë - flokë
çatisë së itonit Gjokë.
Aj Gjoka në mulli
bluan e hedh ne sini,
bēn kukulle e cit në gji
që t'i hajē në shtëpi.
Paramithi




Comments