top of page

Lojrat e ndryshme virtual dhe lidhja e tyre me dhunen rituale / Dr Psikiatre.Rrezearta Sahiti

(Vërejtje/Nëse jeni person I cili në të kaluarën keni përjetuar një dhunë të tillë iu lutem lexojeni vetëm në praninë e profesionistit.


Kjo është vetëm një këshillë që fëmijë tuaj sidomos adoleshentët të mos biejnë pre e dhunave të tilla mjaft të përhapura në rrjetet sociale.Të mos lexohet nga fëmijë!!!).

Me githë dëshirë do t’iu kisha kursyer ju dhe vehten nga ky shkrim dhe besoni se nuk ndihem aspak mire t’ju përshkruaj pikat kryesore të asaj që është duke na ndodhur si shoqëri por meqë në dekadat e fundit varësia e fëmijëve sidomos adoleshentëve në rrjetet sociale i ka tejkaluar edhe parashikimet e vet shpikësve të tyre edhe vëmendja e botës kriminale është përqëndruar në një formë të veçantë të abuzimit e cila ndikon në një mënyrë të veçantë tek viktimat-DHUNA RITUALE.

ree

E aplikuar së pari si lojëra të ndryshme virtuale me tematikë dhune të llojeve të ndryshme si:lojëra fati,dhunë,vrasje,abuzime,gjymtime e duke vazhduar me formimin e grupeve të ndryshme si takime shoqërore (live) e duke përfunduar si grupe apo organizata kriminale me qëllime të caktuara –rritjen e numrit të ushtarëve(në të shumtën e rasteve janë fëmijët dhe të vetmuarit) dhe përhapjen e frikës ,panikës dhe shprehive të këqija tek të rinjët. “Ushtarët”(të cilët mund të jenë edhe shokët e tyre) “trajnohen” në mënyrën më mizore në abuzimin ,keqtrajtimin dhe vrasjen e kafshëve,ngrënien e mishit, gjakut të tyre ,lyerjen me të dhe duke vazhduar me aplikime të tilla edhe në njerëzit-kurbanë për grupin(që t’u sjellin përfitime të mëdha komerciale dhe shpirtërore shpikësve të këtyre lojërave deri tek pornografiae femijëve ,prostitucioni I tyre dhe dhuna seksuale në kombinim me torturat e ritualizuara “magjike” ).

Çfarë është dhuna rituale? Dhuna rituale është një formë brutale e dhunës kundër: fëmijëve,adoleshentëve apo edhe të rriturëve,e përbërë nga imlikimi në lojërat e fatit,bixhoze,pokere,abuzimi fizikë,seksual dhe psiqikë të kombinuara me sjellje ritualizuese,të cilat duket të jenë të planifikuara dhe që përmbajnë një model të fiksuar…

Autorët e kësaj dhune ritual,dhunës seksuale I shtojnë edhe forma të veçanta keqtrajtuese, si:elektroshok,injektimet e drogave apo alkoolet,mbyllja e viktimës,lidhje e viktimës,varja e viktimës në mënyra të ndryshme,gjymtimet e “kurbanit” në sy të viktimës apo gjymtime të vet viktimës.Rituale këto përsëritëse dhe në aspect të kohës,vendit dhe mënyrës.

Abuzimi ritual jovetëm që përfshin por qëllim kkryesorë I tij është edhe ushtrimi i pushtetit dhe kontrollit mbi individin,pavarësinë dhe lirinë e viktimës dhe këtë përgjatë tërë jetës së tij. Keqbërësit bëjnë çmos që viktima të ndihet se ai me vetdëshirë i është bashkuar grupit,të heshtë për shkak të mundësisë së rritjes së abuzimit dhe krijimit tek ajo ndjenjën e të qenurit thellësisht i keq.

Abuzimet e Kultit janë ritual komplekse që përfshijnë elemente spiritual-shpirtërore ku grupet e organizuara manipulojnë me gamën e gjerë në sensin e keqbërësit si psh:vendimi ne atë se çka është e mire e çka është e keqe,çka e urryer e çka e shenjtë dhe mbi të gjitha kush ,kë,për cilat arsye shpirtërore ka të drejtë ta torturojë e bile edhe ta vrasë.Përfshirë këtu edhe ritualet e kulteve të grupeve të ndrysme satanike dhe pjesëve të adhurimit te djallit(të mos i cekim një nga një).

Abuzimi ritual nuk është vetëm formë traumatizimesh të përsëritura por edhe shpërlarje e trurit dhe riprogramimi i tij,kërcënim i vazhdueshëm me vdekje-deri tek detyrimi I kryerjes së vetvrasjeve nga grupe të rrjetizuara mire ,në të cilat viktimat edhe mund të mos dijnë asgjë përveq torturave të përjetuara.

Nga ne Psikiatrat e Fëmijëve konteksti mund të shkruhej kështu: -Pacienti është abuzuar ritualisht -Në një ceremony të kultit satanikë -Nga një rreth I prostitucionit shumë dimensional të fëmijëve, -Nga një I afërm psikotikë, -etj… Shenjat nga abuzimet ritual: 1.Imazhe,ëndërra,kujtime,përfytyrime(flashbacks),detyrime dhe frika. 2.Aromat(të përdorura gjate abuzimit:urines,fekaleve,formaldehid,mishit të djegur. 3.Ndjesi trupor,dhimbjet. 4.Ankthi,paniku. 5.Probleme me ngrënie apo pirje. 6.Veprimet e përsëritura të thënieve apo veprave të detyruara në kult. 7.Abuzimi me substance dhe alkool. 8.Vetlëndimi,vetgjymtimi. 9.Tentim-vetvrasje. 10.Reagim ,frikë apo jotolerancë ekstreme në zhurmat apo krismat edhe më të vogla në të cilat nuk ka reaguar më pare. 11.Kërkesat e shtuara pë para apo shpenzime. Ne prindërit tonë nuk kanë ardhur të na marrin tek shkolla pas mësimit,por askush nuk ka guxuar të abuzojë me ne kur e kanë ditur se kush jemi .Po pyes vehten dhe juve njëkohësisht çpo ndodh me prindërimin???ZOTI na ruajt!!!

Dr.Rrezearta Sahiti-psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë

Comments


bottom of page