Mjeshtri nga Saranda, Pjetër Përkeqi
- miremengjes.net

- Sep 3, 2019
- 1 min read
Nga Pajtim Çaushi
Askush të mos habitet për cilësimin Mjeshtër të cilin ia shënova që në titull. Është vërtetë Mjeshtër, jo sikur apo gjasme i tillë.
I kuptueshëm dyshimi pasi sot ke qindra e mijëra sikur mjeshtra, kandidatë shkencash, doktorë e profesorë, kopjacë të zbritur nga raftet (programet) e internetit që reklamohen në ekrane, portale apo auditore.
Jo, Pjetri është Mjeshtër real. E gjen në Shëndëlli, Butrint apo Sarandë.
Çuditërisht, jo vetëm që është Mjeshtër i panjohur nga strukturat shtetërore, por edhe Mjeshtër i vjedhur dhe i nëperkëmbur po nga te njëjtat struktura.
Ja, le ta njohim pak me fjalë e mandej i shohim punët, se fjala pa punë është si bariu pa gunë!
Pjetër Përkeqi është nga të rrallët shqiptarë kandidat për çmimin GINES. Kjo jo sot, ka disa vite.
Pjetri zotëron patentë shpikje për mozaikë në miniaturë të periudhave të ndryshme.
Mjeshtri punimet në mozaik i realizon në dru, qeramikë, fletë mermeri e graniti.
Figurat gjallojnë përmes simbolikës përfaqesuese të pikave. Vetë pikat përfaqësojnë gurët e vegjël me ngjyra që përdoreshin në mozaikët e Antikitetit apo Mesjetës.
Shumësia e pikave krijon figurën dhe figurat jetësojne mozaikun.
Mos të harrojmë! Ështe artisti i vetëm në vend që realizon vepra të tilla artistike.
Shumica e veprave artistike të Mjeshtri e marrin shtysën nga mozaiket dhe idikjet antike te Butrintit.
Paradoksi:
Organet administrative të qytetit antik të Butrintit nuk e lejojnë të reklamojë apo të tregtojë punën e vetë të veçantë!
Në fakt lejohen disa të tjerë, kopjacë të punimeve të tij që i prodhojnë vepra fallco e pa asnjë vlerë të mirefilltë artistike!
E shikoni ç'ndodh?...
Artisti Mjeshter ndalohet e përçmohet, falsifikatori ndihmohet e vlerësohet!







Comments