Origjina e pllakatës së Nazaretit mund të hedhë poshtë lidhjen me ringjalljen e Jezusit
- miremengjes.net

- Mar 22, 2020
- 4 min read
Analizat kimike të mermerit sugjerojnë se ai erdhi nga ishulli Mesdhetar me emrin Kos.
Një dokument i lashtë i njohur si Mbishkrimi i Nazaretit ishte gdhendur në mermer në një ishull Grek, thonë studiuesit.
Zbulimi i tyre sfidon një ide të diskutueshme që një sundimtar romak lëshoi dokumentin në përgjigje të pretendimeve të hershme të krishtera në lidhje me ringjalljen e Jezuit.
Një pllakatë misterioze që përmban urdhrat e një perandori romak nga rreth 2,000 vjet më parë, ishte menduar prej kohësh nga disa studiues si ura lidhëse për t'iu referuar pretendimeve të hershme të krishtera për ringjalljen e Jezuit, ndodhur kjo nga një varr në fshatin Nazaret të Lindjes së Mesme.

Që teoria e krishterë të jetë e saktë, dokumenti që përmban 22 rreshta të tekstit grek (i njohur si Mbishkrimi Nazaret ), duhet të ishte shkruar në një copë mermeri të Lindjes së Mesme. Kjo gjithashtu do ta bënte pllakatën më të vjetër të lidhur me krishterimin e hershëm.
"Përkundrazi, një analizë kimike e mermerit e vendos origjinën e saj në një masiv shkåmbor në ishullin Grek me emrin Kos, afër bregdetit jugperëndimor të Turqisë" - thotë një ekip i udhëhequr nga historiani për periudhën romake Kyle Harper nga Universiteti i Oklahoma në Norman.
Kjo sugjeron ediktin e perandorit, duke dekretuar që kushdo që shqetëson varret ose shkatërron kufomat, të vritet, ishte një përgjigje për një prishje në varrin e një tirani nga ishulli Kos të quajtur Nikias.
Nikias sundoi Kosin gjatë viteve 30 P.L.K para se të rrëzohej nga froni.
Lajmet për njerëzit e ishullit Kos, duke zvarritur trupin e Nikias nga vendi i tij i pushimit (varri ), dhe duke shpërndarë eshtrat e tij, u përhapën dhe krijuan një skandal.
Jo shumë kohë pas këtij incidenti, një poet grek përdori rastin e jetës së Nikias si një shembull të një përmbysjeje të pasurisë.
Studiuesit sugjerojnë që pllakata është lëshuar nga perandori i parë romak, August, si një thirrje për ligj dhe rregull në Mesdheun lindor. Mesazhi i saj dhe stili i shkronjave të mbishkruara Greke sugjerojnë se datat e dokumentit shkojnë rreth 2.100 dhe 1.900 vjet më parë.
"Ishte krejtësisht e papritur që guri [Mbishkrimi Nazaret] erdhi nga Kos," thotë Harper. "Argumenti ynë për tiranin Nikias nuk është 100 përqind i sigurt, por është shpjegimi më i mirë që kemi."
Lidhja kimike e mermerit të Mbishkrimit të Nazaretit me Kosin "është krejtësisht e re", thotë Christopher Jones i Universitetit të Harvardit, një historian i Historisë Klasike dhe autoritet mbi mbishkrimet e lashta Greke dhe Romake.
Por ka ende pyetje nëse dokumenti ka të bëjë me sulmin mbi varrin e Nikias, thotë Jones, i cili nuk mori pjesë në studimin e ri.
Nikias kishte qenë një përkrahës i gjeneralit romak Mark Antony, i cili me Mbretëreshën Kleopatra të Egjiptit u mund nga Octavian - perandori i ardhshëm August - në një luftë civile që përfundoi në 31 B.C.
Eshtë e paqartë pse Augusti do t'i ishte përgjigjur një sulmi mbi varrin e dikujt që kishte mbështetur armikun e tij politik, thotë Jones.
Është e mundur që urdhri i Augustit ishte pjesë e një përpjekje më të gjerë për të parandaluar sulmet mbi varret e sundimtarëve në Lindjen e Mesme dhe Azinë e Vogël, një rajon që përfshin pjesën më të madhe të Turqisë së sotme dhe tokave ngjitur,
John Bodel, një historian i Romës antike në Brown Universiteti në Providencë, RI, sugjeron. "Mbishkrimet dhe tekstet ligjore nga ajo kohë i referohen incidenteve të tilla, që zakonisht synojnë varret e pushtetarëve vendorë autokratikë, të korruptuar” , thotë Bodel, i cili nuk ishte pjesë e zbulimit të ri.
Sulmi mbi varrin e Nikias "mund të ketë qenë goxha spektakolar", por ai nuk ishte një çudi.
Kos shtrihet në bregdetin e Azisë së Vogël, ku historianët kanë argumentuar se sulmet publike mbi varret e pushtetarëve vendas u përhapën fillimisht.
Ekipi i Harperit analizoi dy mostra të vogla pluhuri mermeri të shpuar nga pjesa e prapme e Mbishkrimit Nazaret. Është identifikuar një përbërje kimike e pazakontë, e karakterizuar nga nivele të ngritura të një forme specifike të karbonit, karbonit 13, dhe nivele jashtëzakonisht të ulëta të një forme specifike të oksigjenit, oksigjenit 18. Ndër shkëmbinjtë e mermerit të studiuara më parë në të gjithë Mesdheun, ajo përbërje gjeokimike përputhet me mermerin në Ishullin Kos.
Arkeologu Robert Tykot nga Universiteti i Floridës së Jugut në Tampa pajtohet që urdhri ndoshta ishte shkruar në mermer të Kos. Por studime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar atë përfundim, duke përfshirë një krahasim të nënshkrimeve të strontiumit dhe manganit në mermerin e Mbishkrimit Nazaret me ato që karakterizojnë gurore të ndryshme mesdhetare, thotë ai.
“Pamvarësisht se ska një datë të vendosur se kur është gdhendur Mbishkrimi Nazaret, është e mundur që pllakata të jetë mbishkruar gjatë viteve 1800 nga dikush që kishte lidhje me mermerin e Ishullit Kos dhe aftësinë për të shkruar në versionin e duhur të greqishtes” - paralajmëron Tykot.
Një artifakt i falsifikuar me përvojë nga agimi i krishterimit do të ishte provuar i parezistueshëm për mbledhësit e pasur të antikitetit në atë kohë.
Origjina dhe konteksti i Mbishkrimit Nazaret kanë qenë një mister për 90 vjet, pasi mbishkrimi u botua për herë të parë në vitin 1930. Një koleksionist antik i quajtur Wilhelm Froehner kishte fituar sendin mermer në Paris në 1878. Froehner shkroi në shënimet e tij se objekti kishte qenë "dërguar nga Nazareti,"një pretendim që nuk mund të verifikohet.
Një tregtar i paskrupull i antikitetit mund të kishte mashtruar Froehner për vendin e origjinës së pllakës së gdhendur në mënyrë që të rrisë vlerën e tij si një relike e pretenduar e krishtërimit të hershëm. Por Froehner nuk e specifikoi kurrë emrin e shitësit.


Editor dhe përgatiti: Marisa Kotobelli
Burimi: Science News




Comments