top of page

Parashikimi i përmbytjeve me Satelit

Përgatititi: Silvana Çaushi

Sipas një studimi të kohëve të fundit të publikuar tek Universiteti Shtetëror të OHIO, tashmë një satelit i ri, i vendosur për të filluar punë në vitin 2021, do të ofrojë një model të sipërfaqes së ujit mbi nivelin e tokës, duke bërë të mundur një parashikimi të përmbytjeve.

Përmbytjet ekstreme janë bërë të zakonshme në shumicën e pjesëve të botës përfshirë edhe Shqipërinë dhe kjo kryesisht për shkak edhe të ndryshimeve klimaterike. Parashikimi se kur dhe ku ndodh goditja nga fatkeqësia natyrore është thelbësore për të hartuar dhe zbatuar masa të sigurisë që parandalojnë viktimat dhe dëmtimin e infrastrukturës.


Sateliti i ri (SWOT) do të mbledhë të dhëna të hollësishme rreth rritjes së nivelit të sipërfaqes së ujit të lumenjve, oqeaneve dhe liqeneve në të gjithë botën.

Ai do të jetë në gjendje të mbulojë rreth 90% të sipërfaqes totale të Tokës dhe të regjistrojë ndryshimet e nivelit të ujit të paktën 2 herë çdo 21 ditë. Sateliti do të ndihmojë në modelimin e fatkeqësive natyrore nga përmbytja dhe do të përmirësojë parashikimin e klimës.

Sipas Dr. Renato Frasson, autori kryesor i studimit dhe bashkëpunëtori i lartë i kërkimit në Universitetin Shtetëror të Ohio, efikasiteti i hartave aktuale të përmbytjes për shkak të modeleve të pasakta rritet .


"Hartat e përmbytjes - me periodë kthimi 100-vjeçare, 500-vjeçare të përmbytjes - janë po aq të mira sa terreni i përdorur për to.

Duke qenë se ndryshimet e përdorimit të tokës dhe veprimtaria njerëzore, apo edhe lumenjtë që ndryshojnë, në mënyrë të natyrshme, lind nevoja që, hartat të azhornohen shpesh. Me këtë mision, ne do të jemi në gjendje të hyjmë dhe t'i korrigjojmë hartat sipas nevojës, "thekson Dr. Frasson.


Përpjekja do të ndihmojë shumë modelimin e parashikimit në pjesë të studiuara të globit, shumica e tyre të vendosura në Afrikë, Indonezi dhe Amerikën e Jugut. Sidoqoftë, do të jetë i dobishëm edhe në Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët vlerësuan potencialin e satelitit të ri duke krahasuar të dhënat e mbledhura nga Observatori i Përmbytjes Dartmouth në Universitetin e Kolorados të lidhur me fushat ku do të kalojë misioni SWOT. Ekipi i hulumtimit zbuloi se, bazuar në bazën e të dhënave të përdorur nga Observatori, sateliti do të jetë në gjendje të parashikojë rreth 55% të përmbytjeve në të gjithë botën.


"Në fillim, mund të mos duket kaq tërheqëse - fakti që vetëm 55 përqind e përmbytjeve do parashikohen. Por ajo që vlen të theksohet me të vërtetë është se, ne i kemi këto të dhëna nga Observatori i Përmbytjes Dartmouth dhe kemi qenë në gjendje të shohim se sa më i fortë të jetë përmbytja, aq më i madh ka qenë numri i njerëzve që janë shpërngulur, dhe ka më shumë të ngjarë që SWOT të parashikojë ato përmbytjet.

Dhe për shkak se SWOT do të mbulojë zona të botës që kanë shumë pak monitorim, ka të ngjarë të parashikojë më shumë përmbytje nga sa do të mendonim, "deklaroi Dr. Frasson.


Qëllimi përfundimtar i misionit SWOT është të sigurojë të dhënat për të përmirësuar modelet e parashikimit, duke i dhënë njerëzve kohën e nevojshme që të marrin masat e nevojshme të sigurisë apo edhe të evakuojnë një rajon të tërë të rrezikuar.


Comments


bottom of page