Parlamenti ‘i pezulluar’ i Britanisë
- miremengjes.net
- Aug 29, 2019
- 1 min read
Kryeministri britanik, Boris Johnson i dërgoi një letër Mbretëreshës Elizabetë duke kërkuar prorogimin e Parlamentit - domethënë të ndërpresë seancën aktuale të Parlamentit pa e shpërndarë atë. Sipas BBC, Mbretëresha e miratoi masën, që do të thotë që Parlamenti do të pezullohet jo më parë se 9 shtator dhe jo më vonë se 12 shtator deri në 14 tetor.
Prorogimi është një proces normal i politikës britanike, nderkohë që dalja e mbretërisë nga Bashkimi Evropian është një rast i vecantë. Kundërshtarët e Johnson janë mjaft aktivë dhe pretendojnë se kjo masë (prorogimi) po ndermerret për të ndaluar Parlamentin të miratojë legjislacionin që do të bllokojë daljen e Mbreterise se Bashkuar nga BE-së pa një marrëveshje.
Kryetari i Dhomës së Komunave, duke komentuar zhvillimet politike, i bëri jehonë këtyre shqetësimeve. Johnson dhe mbështetësit e tij tregojnë se seanca aktuale e Parlamentit ka qenë jashtëzakonisht e gjatë dhe se prorogimi do t'i detyrojë ligjvënësit të merren me cështje të qeverisjes.
Ndërsa presioni pritet të rritet në javët e ardhshme, ia vlen të kujtojmë se qëllimi përfundimtar i Johnson është të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor – sipas afatit aktual - me një marrëveshje për të cilën ai mund të thotë se është në mënyrë të konsiderueshme më e mirë se e paraardhësit të tij, dhe manovrimet i tij kanë të bëjnë me arritjen e këtij qëllimi të vështirë.
Comments