top of page

Poezi nga Robert Burns

Para ndarjes

Po shkoj,Eliza ne mergim, se vendi nuk me mban, dhe fatin tend,dhe fatin tim, i ndan nje oqean.

E rende ndarja sa nje mal, nje mal qe nuk ka shok! Po s'ndahen zemrat mbushur mall, kur jane shkrire tok!

Ne vendin tim e lumtur mbeç, thesari im,thesar! Me vjen nje ze nga larg ne vesh ti s'kthehesh o qyqar!

Shtrengimi i dores sate vjen, me mua ne udhetim, trokitja e zemres sime ngel me ty ne vendin tim!


Per unazen e arte...

Perse kur fejohen ne kisha te rinjte Ne unazat e arta i fusin gishterinjte? Me pyeti kurioze nje mike.

Mos mbetesha buf mes bisedes Ia ktheva mikeshes nazike Ah, ka dashuria mjaft force elektrike Dhe ari sherben si teli percjelles..


TI ME KE BRAKTISUR XHENI

Ti me ke braktisur Xheni, ti me ke braktisur. Pergjithmone braktisur Xheni pergjithmone braktisur.

Me ke tallur shume djale Mendjen ma ke prishur... Thoshe"gjer ne varr" me fjale Xheni, Po me ke braktisur.

Bashke ne me s'do jemi Xheni Bashke ne me s'do jemi ! Asnjehere ne jete Xheni, Bashke ne me s'do jemi !

Vrap ju mortje me rrembeni dhe te fle perjete... shpejt ju engjej me merrni ti mbyll syte e shkrete, Xheni ti mbyll syte e shkrete...


Këngë për një grua grindavece

Kam grua që s'më ledhaton, Më çjerr si grifshë e prapë! Kush gruas frerin ia lëshon, Ajo ia hip në qafë!

Kërkova paqe e prehje e gaz, Po mosa tatëpjetën, Ma ktheu gëzimin në maraz Dhe lëmsh ma bëri jetën!

Skëterrë e bëri shpirtin tim: Tortura ditë e natë! Në botën tjetër si shpërblim E marr një dekoratë!


VARFERIA E NDERSHME

Kujt i vjen turp nga akamja e vet dhe s;njeh as nder,as vlera, atij i them rob vertet, bir robi e te tjera ...

Kjo ngre kandar, kjo s'ngre kandar, ne s'kemi pleng ne jete ; i pasuri ka vulen ne ar, po ar ne jemi vete.

Ne buke hame e pime leng, pa rroba trupit e pa pleng ! R c't'ju tregoj te tjera ! Nderkaq nje batakci tuaf pi vere e vishet me mendafsh, e c't'ju tregoj te tjera !

Keshtu,ashtu nuk ka qeder ! Nga qyrku s'duhen matur ! Ai qe rron me djerse e nder per mua eshte i pasur.

Ja, ky palaco qenka lord dhe dashka temenara ! Fodull,bilmes e kokebosh do mbetet trung pa fara !

Keshtu , ashtu na vjen drand-drung i mbushur me merita ; por trungu prape mbetet trung me urdhra dhe shirita !

Servilit mbreti shpejt i jep dhe grada gjenerali, te varferit kurre nuk i qep as kopsa kaporali !

Keshtu , ashtu, nuk kam qeder ! Ofiqi, lajka "vlera" , nuk kane tru, nuk kane nder, e, c't'ju tregoj te tjera.

Po dita ndofta nuk vonon ku nder djerselare te zere vend qe meriton te zere vend te pare,

📷 Poeti DhimbjesLegjendë 📷 📷 Vendbanimi : Ne Mergim. 📷 Postime : 14346 📷 Gjinia : 📷 📷 Anëtarësuar : 15/03/2010 📷 Mosha : 35 📷 Hobi : Poezia 📷 📷

ความคิดเห็น


bottom of page