top of page

Projektimi cilesor i konstruksioneve betonarme / nga Albert Tatari*

Të përgjithshme - çfarë është cilësia?


Në aspektin teknik, kuptohet si:

1. Karakteristikat e një produkti / shërbimi që konfirmojnë aftësinë e tyre për t’i përmbushur nevojat e deklaruara;

2. Produkti apo shërbimi me “defekte zero”.

Sipas: Joseph Juran, cilësi do të thotë “përshtatshmëira për shfrytëzim” ,

Sipas : Philip Crosby, ajo do të thotë “përshtatshmëria në kërkesa”.

Cilësia:

Cilësia është një karakteristikë që duhet të plotësojë një produkt ose shërbim.

Cilësia është një karakteristikë e dëshiruar. Megjithatë jo të gjitha cilësitë janë të njejta. Disa janë më të rëndësishme se të tjerat.

Cilësitë më të rëndësishme janë ato që dëshiron klienti. Këto janë cilësitë që duhet të kenë produktet dhe shërbimet.

Pra, të japësh produkte dhe shërbime cilësore do të thotë të plotësosh kërkesat e klientit.

Ndryshe Cilësia është një koncept që mund të perkufizohet edhe si diçka që ndërtohet në mënyrë procedurale në procesin e prodhimit. Sistemi “SOT”, mund të vizatohet në atë mënyrë që te parandalohen ne maksimum paraqitjet e difekteve.

Ekzistojën tri komponente kryesore të cilësisë:

• cilësia e sistemit;

• cilësia e produktit final, përfundimtar, siç percaktohet nga kosnumatori, dhe

• cilësia e mjeshtrisë, (punës)…..njerëz të trajnuar, edukuar dhe motivuar

Cilësia e produktit final është gati e njejtë me pritjet e klientëve.

Është produkti që shihet në sytë e klientit. Prandaj, kënaqshmëria e klientit qëndron në thelbin e çdo përkufizimi të “cilësisë së mirë”.

Sistemi, cilësia e produktit përfundimtar dhe mjeshtria funskionojnë në mënyrë të pavarur dhe krijojnë një system të tërë të cilësisë së ndërtuar i cili kuptohet si qasje e përgjithshme duke angazhuar çdo anëtar të kompanise në krijimin e produkteve të cilësisë së lartë dhe të përmbushjes të pritshmerive të klienteve, të jashtëm dhe të brendshëm.


PUNA E KEQE ËSHTË SI NJË AJSBERG…..!!!

PËR TA NDËRTUAR KËTË OBJEKT SHUMËKATËSH, ÇKA DUHET TË KEMI….?


ree

Njerëzit,(ekspertet, punëtoret, logjistiken...

Makineri, (betopompa kamiona, eskavator, pajisje, materiale, produkte, etj…

Por, para segjithash, DUHET të kemi njohuri:

Shkencore;

Ligjore;

Rregullatore;

Standarde;

…………..Investitor;

………………Projektues;

………………….Leje ndërtimi...


Gabimet dhe difektet që mund të ndodhin gjatë të gjitha fazave të projektimit dhe sidomos gjatë fazave të ndërtimit mund të rezultojë me kosto shumë të mëdha të mëvonshme apo edhe anulimin e plotë të struktures ose disa pjesëve të saja.


Prandaj: KONTROLLI I CILËSISË DHE SIGURIMI I CILËSISË ( QC/QA), NË ÇDO FAZË TË NDËRTIMIT ËSHTË SHUMË I DOMOSDOSHËM DHE ME RËNDËSI JETIKE….


Menaxhimi i cilësisë :

Përfshin të gjitha aktivitetet që kryejnë menaxherët në përpjekje për të implementuar politikën e tyre të cilësisë.


ree
QARKU I DEMINGUT I NJOHUR SI: (PDCA)

Këto aktivitete përfshijnë :

- Planifikimi i cilësisë

- Kontrolli i cilësisë

- Sigurimi i cilësisë

- Përmirësimi i cilësisë


TERMA DHE DEFINICIONE:


PLAN - Planifikimi i Cilësisë :

përcaktohet si një tërësi aktivitetesh, qëllimi i të cilave është të përcaktojë objektivat e cilësisë dhe të specifikojë proceset e nevojshme operacionale si dhe burimet përkatëse për të përmbushur objektivat e cilësisë.


DO - Kontrolli i Cilësisë :

përcaktohet si një tërësi aktivitetesh ose teknikash, qëllimi i të cilave është të sigurojë se plotësohen të gjitha kërkesat e cilësisë. Për të arritur këtë synim kryhet monitorimi i proceseve dhe zgjidhet çdo problem në lidhje me performancën e produktit apo shërbimit.


CHECK - Sigurimi i cilësisë (Quality assurance):

përcaktohet si një tërësi aktivitetesh, qëllimi i të cilave është për të demostruar se objekti i plotëson të gjitha kërkesat e cilësisë. Aktivitetet e Sigurimit të Cilësisë (QA) kryhen për të krijuar besueshmëri tek klientët dhe menaxherët që të gjitha kërkesat e cilësisë plotësohen.


ACT - Përmirësimi i Cilësisë :

I referohet çdo gjëje që rrit aftësitë e kompanisë (organizatës/institucionit, etj) për të plotësuar kërkesat e cilësisë.


HIPOTEZAT:

Projektimi që ndjek Parimet dhe Rregullat e Aplikimit konsiderohet se i përmbush kërkesat, me kusht që të kënaqen hipotezat e dhëna si më poshte në EN 1990 deri në EN 1999:

1. Zgjedhja e sistemit strukturor dhe projektimi i strukturës bëhet nga personel me kualifikim të përshtatshëm dhe me përvojë;

2. Zbatimi kryhet nga personel që ka aftësinë dhe përvojën e duhur;

3. Gjatë projektimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit sigurohet mbikëqyrje adekuate dhe kontroll i cilësisë, p.sh.: në zyra projektimi, në fabrika, në impiante dhe në sheshe ndërtimi;

4. Materialet dhe produktet e ndërtimit përdoren ashtu sikurse specifikohen në EN 1990 ose EN 1991 deri në EN 1999 apo në STANDARDE PËRKATËSE ZBATIMI OSE MATERIALE REFERUESE APO SPECIFIKIME PRODUKTESH;

5. Struktura do të mirëmbahet në mënyrë të duhur;

6. Struktura do të përdoret në përputhje me hipotezat e projektimit


KËRKESAT:

Një strukturë duhet të projektohet dhe të realizohet/zbatohet në mënyrë që gjatë jetëgjatësisë së synuar të saj, me shkallën e duhur të besueshmërisë dhe në mënyrë sa më ekonomike:

Struktura gjatë jetëgjatësisë së sajë duhet:

të përballojë të gjitha veprimet dhe ndikimet që mund t’i ndodhin gjatë zbatimit dhe përdorimit;

të plotësoj kërkesat e specifikuara për shërbyeshmërinë e strukturës ose një elementi strukturor.


Struktura duhet projektuar me:

rezistencë strukturore;

shërbyeshmëri;

durueshmëri.


Sikurse të mos dëmtohet nga:

shpërthime;

goditje;

dhe gabimet njerëzore ( shih SSH EN 1990:2012)


Përmbushja e këtyre kërkesave realizohet duke:

Zgjedhur materialet e duhura;

Projektuar dhe detajuar në mënyrë të përshtatshme;

Specifikuar procedurat e kontrollit që nga projektimi, prodhimi, zbatimi dhe përdorimi

për projektin e caktuar


Parimet bazë të projektimit konceptual projektimi i ndërtesave

Në rajone sizmike rreziku sizmik duhet të merret parasysh që në fazat e hershme të projektimit konceptual të një ndërtese, për të mundësuar kështu përfitimin e një sistemi strukturor, i cili, brenda kostove të pranueshme, kënaq kërkesat themelore të përkufizuara në 2.1 të EN 1998-1.


Parimet udhëzuese që duhen ndjekur në këtë projektim konceptual janë:

thjeshtësia strukturore;

uniformiteti, simetria dhe pacaktueshmëria (statike);

rezistenca dhe ngurtësa sipas të dy drejtimeve;

rezistenca dhe ngurtësia ndaj përdredhjes;

sjellja diafragmatike (e tipit “diafragmë”) në nivelin e katit;

themele adekuate.


PROJEKTIMI SIPAS JETËS NË PUNË TË BETONIT DHE JETËGJATËSISË SË KONSTRUKSIONIT

SIPAS EN 206-1, UA-BKB, Nr.2008/22, DHE SSH EN 1990:2112 (Bazat e projektimit strukturor)


Në përputhje me standardet e miratura dhe rregullat teknike të projektimit:

Jetëgjatësia projektuese duhet specifikuar dhe atë sipas: Tab. 2.1 të EN 1990:2012

Treguesi i jetëgjatësisë projektuese

ree





Faktorët që ndikojnë negativisht në ndryshimet cilësore lokale të betonit mund ta kenë origjinën nga:

I. kompleksiteti i arkitekturës dhe projektit të zgjedhur;

II. përdorimi i materialeve të papërshtatshme;

III. adaptimet jo të përshtatshme gjatë zbatimit të punimeve, ose kur janë të përshtatshme nuk janë zbatuar në mënyrë korrekte;

IV. prezenca e boshllëqeve e shkaktuar nga ngjeshja jo e mirë ose nga një shpërndarje jo homogjene e betonit në kallëp;

V. formimi i plasaritjeve nga tkurrja plastike;

VI. ndërprerja e parakohsh me e mirëmbajtjes;

VII. reduktimi i shtresës mbrojtëse të armaturës nën kufirin minimal të parashikuar;

VIII. kontrolli i pamjaftueshëm i cilësisë, etj.


PROJEKTIMI SIPAS JETËS NË PUNË TË BETONIT DHE JETËGJATËSISË SË KONSTRUKSIONIT

SIPAS EN 206-1, UA-BKB, Nr.2008/22, DHE SSH EN 1990:2112 (Bazat e projektimit strukturor)

Jetëgjatësia e betonit është në vartësi të faktorëve të shumtë duke filluar nga dizajnimi, zgjedhja e materialeve përbërës, prodhimi, vendosja në vepër, mirëmbajtja, e deri tek kushtet e mjedisit.

Më poshtë, janë paraqitur faktorët potencial të cilët i “shtojnë ose i zvogëlojnë jetën betonit”.

ree






JETËGJATËSIA E BETONIT


ree

Kompatibiliteti/pajtueshmëria e materialeve, përformanca e procesit, cilësia e punimeve, niveli i kontrollit dhe sigurimit të cilësisë janë parametra të rëndësishëm të projektimit të qëndrueshëm? …..duke siguruar jetëgjatësinë projektuese të përdorimit të strukturave.


PROJEKTIMI SIPAS JETËS NË PUNË TË BETONIT DHE JETËGJATËSISË SË KONSTRUKSIONIT

SIPAS SK EN 206-1, UA-BKB, Nr.2008/22, DHE SSH EN 1990:2112 (Bazat e projektimit strukturor)

Në të gjitha proceset e dëmtimit është prezent uji: faktor i rëndësishëm është gjendja e lagështisë në beton, që mbahet konstante kur lagështia e jashtme është në gjendje të pandryshueshme. Kur kjo e fundit është e paqëndrueshme, duhet pasur parasysh se betoni merr ujë nga ambienti më shpejt se sa e largon atë dhe për pasojë lagështia mesatare e brendshme tenton të jetë më e lartë se lagështia relative e ambientit.

ree







PROJEKTIMI SIPAS JETËS NË PUNË TË BETONIT DHE JETËGJATËSISË SË KONSTRUKSIONIT

SIPAS EN 206-1, UA-BKB, Nr.2008/22, DHE SSH EN 1990:2112

(Bazat e projektimit strukturor)


ree











Jetëgjatësia projektuese e përdorimit

Jetëgjatësia projektuese e përdorimit është periudha gjatë së cilës supozohet se një strukturë ose pjesë të saj përdoren për qëllimin e planifikuar, me mirëmbajtje të parashikuar, por pa pasur të domosdoshme riparime të mëdha.

Jetëgjatësia projektuese e përdorimit duhet që të specifikohet, sepse ajo është e nevojshme për përcaktimin e veprimeve të projektimit (p.sh. tërmetit), të disa vetive të materialit (p.sh. lodhja), për zhvillimin e strategjive të mirëmbajtjes.

ree





Ndikimet në strukturë gjatë jetës në përdorim



* ka studiuar ne Universitetin la Sapienza, Rome / Inxhinieri dhe Arkitekture









Comments


bottom of page