Përqendrimi i tregut, Rregullimi dhe Përpjekja e Evropës për një politikë të re industrializimi
- miremengjes.net
- Aug 22, 2019
- 5 min read
Politika e dobësimit të konkurrencës në Evropë rrezikon më shumë krijimin e monopoleve sesa stimulimin e kampionëve industrialë.
Oscar Guinea / ECIPE
Së fundmi është shfaqur ne Evrope një stil ndërhyrjës i politikës industriale, i cili po mbështetet madje edhe nga qeveri të orientuara nga tregu i lirë si Gjermania.
Kohët e fundit, qeveritë franceze dhe gjermane kanë lëshuar një manifest të përbashkët për një politikë të re industriale evropiane. Ndër të tjera, dokumenti kërkon një rigjenerim të politikës së konkurrencës, e cila përfshin mundësinë për Këshillin Evropian - organi i cili përbëhet nga krerët e shteteve të vendeve anëtare të BE-së - të prishë vendimet e dhëna nga autoriteti i konkurrencës së Komisionit Evropian, një organ i pavarur, vendimet e të cilit për çështjet e shqyrtimit të shkrirjes bazohen në rregulla teknike të përcaktuara qartë.
Propozimi franko-gjerman jepet në kohën kur kemi nje vendim të Komisionit Evropian për të bllokuar bashkimin midis Alstom dhe Siemens - një shkrirje që do të krijonte një pothuajse-monopol në disa tregje hekurudhore evropiane. Sipas qasjes që nënkupton ndryshimet e propozuara, Evropës i duhen firma më të mëdha me më shumë fuqi tregu - kampionë evropianë - që do të jenë në gjendje të konkurrojnë me gjigandët amerikanë dhe kinezë. Nëse Evropa ka nevojë t'i mbështesë këta kampionë kombëtar me ndihma shtetërore, shprehet propozimi, atëherë ky është një çmim që ia vlen të paguash. Sipas politikëbërësve gjermanë dhe francezë, rregullat që kufizojnë firmat me fuqi të madhe në treg konsiderohen fondamentalizëm i konkurrencës dhe kritikat e politikave industriale aktiviste janë thjesht naive.
Kjo pikëpamje, megjithatë, është e largët nga faktet. Konkurrenca e tregut në shumë sektorë në Evropë është në rënie, dhe pengesat e vazhdueshme rregullatore kanë prishur konkurrencën. Prandaj, politika e dobët e konkurrencës në Evropë rrezikon më shumë krijimin e monopoleve sesa stimulimin e kampionëve industrialë.
Përqendrimi i tregut është në rritje në shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Polonisë, kanë treguar një rritje të përqendrimit të tregut (të matur përmes Indeksit Herfindahl-Hirschman) midis fillimit të krizës financiare të vitit 2008 dhe 2012. Rritjet më të mëdha, në terma përqindje, u regjistruan në Estoni, Republika Ceke, Austri, Finlandë dhe Spanjë. Përqendrimi i tregut ishte i konsiderueshëm jo vetëm në industritë me konkurrencë të ulët si posta, transporti ajror dhe telekomunikacioni, por edhe në industritë e shërbimit dhe prodhimit, ku pritej një dozë e shëndetshme e konkurrencës. Për shembull, dhjetë kompanitë më të mëdha të shërbimeve të IT-së në Gjermani që ofrojnë shërbime informacioni siç janë përpunimi i të dhënave dhe kontrolli i mbajtjes së të dhënave për 75 përqind të tregut. Në Republikën Ceke, dhjetë shitësit me pakicë më të mëdhenj ofrojnë gjysmën e tregut të mallrave të konsumit. Në të gjithë Evropën, kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit mbajnë gati 90 përqind të tregut.
Rritja mesatare e përqendrimit të tregut dhe rënia e marzheve te fitimit ishin të pritshme, duke pasur parasysh rënien e kërkesës gjatë krizës financiare. Sidoqoftë, në një studim të kohëve të fundit, u zbulua se përqendrimi i tregut dhe marzhet e fitimit, ne te vertete, ishin rritur në 25 përqind të industrive evropiane. Në të gjithë sektorët, shërbime të tilla si konsulencat e menaxhimit, shërbimet juridike dhe kontabiliteti gëzuan disa nga marxhinat më të larta tregtare në shumë vende të BE-së.
Fatkeqësisht, analiza jonë për përqendrimin e tregut dhe fuqinë e tregut përfshin vetëm të dhëna deri në vitin 2012. Eshte e mundshme që gjatë rimëkëmbjes së mëpasme ekonomike, konkurrenca te kete rifilluar. Megjithatë, zhurma e biznesit - shpejtësia me të cilën firmat e reja hyjnë në tregje dhe kompanitë e vjetra veniten - gjithashtu ka ndjekur një prirje rënëse midis 2009 dhe 2016, që tregon një rënie të dinamizmit ekonomik.
Një shpjegim i mundshëm prapa kësaj rënie të konkurrencës së tregut është rregullimi (funksioni rregullues i tregut). Barrierat rregullatore paraqesin një kosto fikse, e cila i pengon hyrësit e rinj. Edhe pse çdo kompani në treg ka koston e rregullimit krahasimisht më të lartë, kompanite egzistuese ne treg e kane me te lehte për t’u përshtatur dhe ndikuar në kostot rregullatore aktuale dhe të ardhshme. Për më tepër, ato mund të lobojnë tek qeverinë në favor të rregullimit shtesë, nëse kjo parandalon konkurrencën. Si masë politike, duket se rregullimi ka një avantazh të qartë ndaj formave të tjera të mbështetjes industriale, sic jane psh subvencionet. Ndërsa subvencionet inkurajojnë hyrje të reja, barrierat rregullatore kufizojnë drejtpërdrejt konkurrencën.
Për të vlerësuar plotësisht pasojat e mundshme të dobësimit të politikës së konkurrencës në mbeshtetje te kampionëve industrialë, është e rëndësishme të merret parasysh ndikimi që mund të ketë mbrojtja rregullatore në konkurrencën e tregut. Në tregjet e mbrojtura nga një shtresë rregullatore, çdo rritje e përqendrimit të tregut do të jetë e vështirë të kthehet. Prandaj, një politikë industriale e cila favorizon madhësinë mbi gjithçka tjetër duhet të marrë parasysh si kornizën rregullatore ashtu edhe konkurrencën e tregut. Përndryshe, veprimet e drejtuara nga qeveria për të inkurajuar përqendrimin e tregut do të rrezikojnë krijimin e monopoleve private dhe jo te quajturit kampionët industrialë.
OECD mat qëndrimin rregullator të një vendi me kalimin e kohës duke përdorur treguesin e saj në mbarë ekonominë e rregullimit të tregut të produkteve (PMR). Indeksi PMR tregon se për BE-në, më shumë se gjysma e të gjitha liberalizimeve të tregut të produkteve të ndërmarra nga 1998 deri në 2013 u arritën gjatë pesë viteve të para. Ngadalësimi në ritmin e reformave sugjeron që liberalizimi është bërë më i vështirë dhe vendet janë larguar nga legjislacioni miqësor ndaj tregut. Kjo mungesë e përparimit është e dukshme në disa nga komponentët e treguesit të përgjithshëm PMR, veçanërisht ato që mbulojnë pengesat për hyrje dhe dalje ne treg.
Gjetjet kryesore të kësaj analize janë:
· Barrierat rregullatore shoqërohen me nivele më të larta të fuqisë dhe përqendrimit të tregut. Megjithatë, një ndryshim në rregullimin e tregut mund të marrë ca kohë për të ndikuar në ekonomi. Të njëjtat regresione u zhvilluan me një vonesë një vjeçare në indeksin PMR, duke marrë rezultate të ngjashme.
· Eshtë gjithashtu e mundur që firmat, duke fituar fuqi në treg, të përdorin fitimet shtesë nga përcaktimi i çmimeve mbi kostot marxhinale për të bindur qeveritë për të ngritur pengesat rregullatore. Rezultatet tregojnë se nivele më të larta të fuqisë së tregut, përqendrimi i tregut dhe fitimet shoqërohen me pengesa rregullatore më të larta në ekonomi. Kjo marrëdhënie e dyanshme ndërmjet rregullimit dhe konkurrencës së tregut tregon që rregullimi mund të keqpërdoret për shmangien e konkurrences.
· Përqendrimi i tregut, fuqia e tregut dhe fitimi janë të lidhura pozitivisht me njëri-tjetrin. Ekzistojnë prova që përqendrimi i tregut është i shoqëruar me cmime dhe marzhe fitimi më të larta.
Këto gjetje janë të rëndësishme për debatin evropian mbi konkurrencën dhe politikën industriale.
Oscar Guinea është një Ekonomist i Lartë në Qendrën Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare (ECIPE). ECIPE është një studim i pavarur dhe jo-fitimprurës i politikave, i dedikuar politikës tregtare dhe çështjeve të tjera të politikës ekonomike ndërkombëtare me rëndësi për Evropën.
コメント