top of page

SEKRETI I KAFSHËVE

Na ishte njëherë një tregtar. Mblidhte shpend dhe kafshë të vogla, të cilat i mbyllte në kafaz, i rriste dhe më pas i shiste. Ato çdo natë diskutonin me njëra- tjetrën të frikësuara. Kjo gjë po e shqetësonte shumë tregtarin. Nuk arrinte të flinte nga cicërimat e shpendëve dhe hungërimat e kafshëve.

Kishte dëgjuar se në një kontinent të largët jetonte një njeri i cili fliste me kafshët. Pasi e gjeti, e thirri në shtëpinë e tij dhe i tha: - Kafshët dhe shpendët në kafaz bisedojnë gjatë gjithë natës. Mendoj se po më bëjnë komplot. Njeriu që kuptonte kafshët qeshi dhe ju përgjigj: - Le të bëjmë një xhiro në kopësht dhe t’i dëgjojmë çfarë thonë. Ashtu vepruan. - Çfarë janë duke biseduar? – e pyeti tregtari. - Ju i keni marrë nga familja të vegjël, por ato nuk e kanë harruar vendlindjen. Me anë të zogjve, u kanë dërguar lajm familjarëve që të vijnë t’i shpëtojnë. Ka dhe diçka tjetër, kur të largohen do marrin me vete në xhungël fëmijët tuaj, ashtu si i morët ju nga prindërit e tyre. Tregtari, pasi e dëgjoi, filloi të përfytyronte një tufë kafshësh të egra të cilat i hynin në shtëpi dhe i rrëmbenin fëmijët. Pas asaj bisede, i la të lira të gjitha kafshët dhe shpendët, Jeto dhe lëri të jetojnë Përrallë Alketa Dervishaj

Comments


bottom of page