top of page

Shqiptaret me te famshem ne Bote në ditet tona / Luan Kalana 

ne ditet tona -Shqiptaret me te famshem ne Bote ...disa prej tyre 1. Ismail Kadare – shkrimtar Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

2. Inva Mula – soprano Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore

3. Ana Oxa – këngëtare, Itali Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja

4. Sandra Bullock, aktore SHBA Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare (Ngelet në nivelin e një “Urban Legend” prejardhja e saj…)

5. James Belushi – aktor, SHBA Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare

6. Eda Zari – këngërare, Gjermani Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë 7. Ferid Murati Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998 8. Angjelin Prelocaj Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare Me prinder te lindur ne Vermosh te Kelmendit-Malesi e Madhe. 9. Eliza Dushku – aktore, SHBA Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare

10. Agim Kaba – aktor, SHBA Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare 11. Stan Dragoti – regjisor, SHBA Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare 12. Richard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA I lindur në Itali nga prindër shqiptarë,nga shqiptaret e malit te Zi, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë 13. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe lider i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan 14. Emina Cunmulaj – modele, SHBA Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA 15. Donald Lambro – gazetar, SHBA Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare 16. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada 17. James Biberi – aktor, SHBA Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë 18. Tania Doko – këngëtare, Australi Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare 19. Mirela Tafaj – soprano, Kanada Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë 20. Elona Bojaxhi – aktore, modele, SHBA Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale 21. Laureta Meci – aktore, SHBA Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj 22. Ilir Shaqiri – balerin, Itali Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici” 23. Kledi Kadiu – balerin, Itali Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici” 24. Leon Cino – balerin, Itali Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali 25. Klajdi Selimi – balerin, Itali Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici” 26. Marina Malota – aktore SHBA Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim 27. Tedi Papavrami – violinist, Francë I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës 28. Erald Dervishi – kampion botëror shahu I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut 29. Mirsa Adami – pianiste E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme 30. Saimir Pirgu – tenor Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali 31. Nate Dushku – aktor, SHBA Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor 32. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown) Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown” 33. Liria Begeja – regjisore, Francë Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare 34. Elsa Lila – këngëtare, Itali Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos 35. Astrit Zejnati – balerin, Arizona, SHBA Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona 36. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani 37. Stefi Gjine – teniste, Kanada Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani 38. William Gregory – astronaut, SHBA William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli 39. Aurela Gaçe – këngëtare, SHBA Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA 40. Igli Tare – futbollist, Itali Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali 41. Ambeta Toromani – balerinë, Itali Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali 42. Oni Pustina – model, Itali I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te” 43. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA 44. Aris Golemi – balet maestro, koreograf I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC 45. Masiela Lusha E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare 46. Kristina O’Donnelly E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme 47. Mariela Cingo Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj 48. Laura Mersini Houghton Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë 49. Ardian Harri Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore 50. Luan Krasniqi, boksier Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës 51.Aleksander Rrapi-artist ,aktor dramatik i kalibrit boterror ,shquar ne skenat -Athine ,New York dhe Tampa Florida . 52.Mathieu Aref-Mati,Prof Dr,Studiues Historian-Gjuhetar,Univeristeti Bordo, Paris France 53.Leonard Barolli-shkencetar elektronike-teknike, ne Japoni nga Devolli,.Pr.Dr. ne Universitetin ne Tokio ... 54.Elena Kocaqi,Prof Ass.,Historiane ,Universiteti Durres 55.-Emra ....pa mbarim *-E padyshim me famozja NENE TEREZA-,Nobeliste -Shenjtore . Mblodhi e shkroi Luan Kalana-Florida SHBA.

ree


Comments


bottom of page