top of page

Si të zgjedhim syzet optike sipas formës së fytyrës

Nëse po pyesni se çfarë lloj syzesh i përshtaten fytyrës tuaj, ky lajm mund të kënaqë kuriozitetin tuaj.

Syzet mund të jenë një aksesor shumë popullor, por nëse zgjidhni një formë të gabuar, mund të jetë një aksesor me të cilin nuk do të jeni dhe ndiheni aspak të kënaqur. Kështu që ju duhet të kuptoni dhe analizoni kornizat e syzeve dhe të zbuloni se cilat korniza i përshtaten më shumë formës së fytyrës tuaj.

Nëse nuk doni të kaloni orë të tëra në një klinikë optike, mund të lexoni pjesën tjetër të artikullit tonë.

Nëse merrni parasysh ngjyrën tuaj të flokëve si dhe llojin e fytyrës kur zgjidhni syze, mund të keni syzet e duhura që dëshironi.

Për shembull, nëse keni fytyrë të zbehtë dhe flokë të zeza; Ju mund të zgjidhni korniza me ngjyrë të zeza dhe të errët.

Le të shikojmë më poshtë për secilën fytyrë:


Fytyrë ovale

Fytyra ovale është në të vërtetë më idealja nga të gjitha llojet e fytyrave. Pothuajse të gjitha skeletët do t'ju përshtaten nëse keni fat dhe e keni këtë lloj fytyre. E vetmja gjë që duhet të kini kujdes është se duhet të identifikoni llojin e fytyrës ovale që ju keni. Dikush mund të preferojë syzet me skelet të hollë ose modele të syzeve sy-mace.


Fytyra e rrumbullakët

Në këtë lloj fytyre, gjatësia dhe gjerësia e fytyrës janë pothuajse të njëjta. Nuk ka qoshe që do a bënin të vështirë dhe faqet janë të plota. Disa skelete këndore dhe të mbushura mund të përdoren për ta afruar atë afërsisht me formën ovale të fytyrës suaj.Për shembull, skeletët në formë drejtkëndëshe janë ato syze që mund të përdoren nga ata që kanë forma të fytyrës së rrumbullakët.


Fytyra katrore

Gjatësia dhe gjerësia e fytyrës janë pothuajse të njëjta me fytyrën e rrumbullakët. Sidoqoftë, fytyra është më këndore sesa fytyra e rrumbullakët. Për këtë arsye, do të ishte e përshtatshme të përdoren syze me linja më të buta në këtë rast. Kornizat ovale dhe të rrumbullakëta janë për këtë lloj fytyre.


Lloji i fytyrës si diamanti

Mollëzat e gjera dhe të larta, një ballë i ngushtë dhe mjekër e ngushtë janë tipare karakteristike të kësaj lloji fytyre. Skeletet që kjo lloj fytyre mund të përdorë duhet të zbusin formën e fytyrës,duke e fshehur atë formë dhe zbutur. Prandaj, ata mund të preferojnë sksletë në formë ovale ose skelete katrore, apo drejtkëndëshe me qoshe të butë.


Burimi: Kathimerini

Comments


bottom of page