Turqi – Mbërrin bateria e 2-të me raketat S-400 nga Rusia
- miremengjes.net
- Aug 28, 2019
- 1 min read
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar përmes medias sociale se të martën kanë mbërritur në Ankara materiale nga bateria e dytë e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore të tipit “S-400” që janë blerë nga Rusia.
Kanë nisur të mbërrijnë edhe materialet e baterisë së dytë të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore me raketat “S-400” që janë blerë nga Rusia.
“Marrëveshja për furnizimin e Turqisë me “Sistemin e Mbrojtjes Rajonale Kundërajrore dhe
Kundërraketore S-400” me qëllim plotësimin e nevojave të saj për mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore ishte firmosur në 11 prill 2017. Transportimi i materialeve të baterisë së parë të “Sistemit të Mbrojtjes Rajonale Kundërajrore dhe Kundërraketore S-400” ishte realizuar dhe përfunduar ndërmjet datave 12-25 korrik 2019 në përputhje me marrëveshjen e arritur. Në suazën e kësaj nga sot ka nisur transferimi në aeroportin ushtarak “Mürted” në Ankara i materialeve të baterisë së dytë të këtij sistemi (Sistem i Mbrojtjes Rajonale Kundërajrore dhe
Kundërraketore S-400). Aktiviteti i zhvendosjes do të zgjasë rreth një muaj”, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një postim që ka bërë në llogarinë e saj zyrtare lidhur me çështjen.
Procesi i transferimit të baterive kishte nisur më 12 korrik të këtij viti dhe kishte zgjatur rreth 2 javë. Shumica e materialeve ishin sjellë në Turqi me 30 avionë ushtarakë transporti.
Kështu kishte përfunduar dërgesa e parë me raketat S-400. Në grupin e parë transporti ishte realizuar me dy avionë çdo ditë.
Burimi: TRT Shqip
Comments