top of page

VËSHTIRËSITË E TË FOLURIT TEK FËMIJËT-BELBËZIMI

Të nderuar prindër,e keni vërejtur se fëmiu juaj ka vështirësi në rrjedhshmërinë e të folurit ,psh: për të thënë”Po”thotë”p...p...p...po”,apo”ku”,thotë”k...k...k...ku”,”ama”,thotë”a...a...a...ma”?

Njëkohësisht hap dhe mbyll sytë shpejtë apo shtrengon fortë muskujt rreth gojës?

Raste të tilla ne hasim shpesh si klinicistë dhe e tillë vështirësi gjatë procesit të të folurit duke u manifestuar me përsëritje fjalësh,rrokjesh apo zgjatje e tyre quhet- BELBËZIM.

Një gjendje mjaft frustruese kjo për fëmiun,e cila mund të ndërlikohet me tensionim muskujsh të fytyrës dhe trupit në tërësi. Shenjat e para mund të paraqiten që nga mosha 18-24muajshe e deri në 5vjet.

Mosha 18-24 muaj,kohë kjo e cila mund të zgjasë disa javë apo muaj dhe krejt normale që fëmiu të belbëzojë meqë është koha kur ata fillojnë të lidhin shkronjat .

Në të shumtën e herave belbëzimi ndalon vetvetiu me fillimin e shkollës por mbesin diku rreth 2%e të patrajtuarëve edhe në moshën madhore si të tillë. Pas moshës 5vjeçare gjithsesi duhet të trajtohet. Hulumtimet kanë treguar se më tepër lajmërohet tek djemët . Si vështirësi ka shkaktarë të ndryshëm:gjenetika,paaftësia intelektuale,çrregullimet motorike të të folurit,lëndimet,streset dhe traumat e ndryshme emocionale dhe mendore,etj.

Prindërit, edukatorët dhe mjekët janë ata që zakonisht e vërejnë të parët. Ju prindër që hasni në vështirësi të tilla te fëmiu juaj,po ua sjell disa këshilla të cilat duhet t’ndiqni në mënyrë që fëmiu juaj t’a këtë më të lehtë tejkalimin e kësaj vështirësie: 1.Mos lejoni që fëmiu juaj të kuptojë se ju brengoseni për të folurit e tij. 2.Shiqojeni fëmiun tuaj kur ai është duke folur dhe tregoni se jeni duke e dëgjuar me vëmendje. 3.Përmbahuni ushtrimeve të mësueses(frymmarrja e thellë,kërcitja e gishtërinjëve,përshëndetja me dorë)gjatë dëgjimit. 4.Përpiquni që fëmiun t’a mbani sa më të shëndoshë:të flejë mirë,të ushqehet mirë dhe t’a përcjell orarin e përditshmërisë. 5.Inkurajojeni atë të flas sa herë të dojë.Por,kurrë mos e shtyni atë të flas apo recitojë para të huajve nëse nuk do vetë. 6.Mos e injoroni dhe mos e lëni atë përshtypje tek ai.Pranojeni ashtu siç është. 7.Përdoreni disciplinën e njëjtë si me fëmijët e tjerë. 8.Mos ia zëvendësoni fjalët,mos e ndërpreni. 9.Nëse fëmiu fillon të belbëzoj shumë,tërhiqjani vëmendjen më ndonjë detaj interesant më atmosferë emocional të këndëshme për në shtëpi apo shkollë,pa e vënë re ai se përse e bëtë këtë. 10.Shpërblejeni kur ai flet mirë(kujdes kjo sdo të thotë se Po e shpërbleni pse ai nuk Po belbëzon-shpërblim për atë çka thotë e jo si po e thotë). 11.Ndihmojeni që ai të fitoj shprehitë e punës,bëjani me dije mbështetjen tuaj për aktivitetet. 12.Bëjani më dije se nuk ka nevoj të nxitoj kur fillon të flas. 13.Bëhu ti shembulli i të folurit të ngadalshëm dhe të qartë. 14.Kurrë mos I thuaj mendo para se të flasësh,prit derisa ta thuash mirë atë që po don,etj. 15.Mos kërkoni nga ai që t’i zëvendësojë fjalët e vështira me më të lehta. 16.Jepini zemër,inkurajojeni që të flas si në shtëpi dhe në shkollë. 17.Bashkëbisedoni dhe ndihmojeni ti shpreh lirshëm ndjenjat. 18.Lexoni sëbashku me një ritëm pak më tê ngadalshëm se zakonisht. 19. Silluni njësoj me të edhe kur ai belbëzon edhe kur flet mirë. 20.Duro.Mos e Përdorë fjalën belbëzim kur je në prani të tij duke e përshkruar të folurit e tij. 21.Mbajeni mend,fëmiu juaj i zhvillon pikëpamjet në të folur duke i shiquar sjelljet dhe të folurit e prindërve të vet. 21.Traumat fizike,emocionale dhe mendore mund ta shkaktojnē apo vështirësojnë të belbuarit. 22.Flisni më vëllaun apo motren të cilët e ngacmojnë fëmiun me vështirësi në të folur. 23.Kujdesuni të mos shkaktoni ndjenjën e presionit të kohës gjatë bisedes më fëmiun. 24.Fëmijët që belbëzojnë nuk janë aspak ndryshe nga të tjerët.25.Nuk ka asnjë”gabim”apo “të keqe”rreth belbëzimit.Ai është një kompleks i cili kërkon ndihmë për t’u zgjedhur dhe për të cilin ekziston një mundësi mjaft e mirë për tejkalim.

ree

Dr Rrezearta Sahiti Psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë

Comments


bottom of page