Barcelona dhe Real Madrid bashkohen kundër ndryshimit të stadiumit ku do të luhet El Clasico
- miremengjes.net
- Oct 17, 2019
- 2 min read
Rivalët e mëdhenj të futbollit FC Barcelona dhe Real Madrid kanë manifestuar në shfaqje të rrallë uniteti në vijim të zhvillimeve të fundit politike në Spanjë.
Sic u diskutua të hënën, tensionet politike gjithnjë të pranishme në El Clásico mund të shumëfishohen pas dënimit të liderëve katalanë që kërkojnë ndarjen e krahinës nga Spanja…
Pas gjyqit që zgjati katër muaj dhe përfundoi me dënime nga 9 deri 13 vjet burgim, FC Barcelona menjëherë lëshoi një deklaratë zyrtare për konfliktin e vazhdueshëm midis Katalonjës dhe shtetit duke thënë se 'burgosja nuk është përgjigje'.
Ndër të tjera, deklarata u mbështet nga figura të rëndësishme të historisë së kaluar dhe të tanishme të klubit si Gerard Pique, Sergi Roberto, Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez.
Në shenjë proteste, katalanasit dolën në rrugët e qyteteve në të gjithë rajonin e tyre ndërsa Aeroporti Josep Tarradellas i Barcelones u bë shfaqje e përleshjeve të dhunshme midis policisë dhe qytetarëve ku u hodhën plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët e La Ligës kërkuan nga Federata Spanjolle e Futbollit që përballja mes Barcelonës dhe Real Madrid, e planifikuar për 26 tetor në Camp Nou, te zhvendoset në Bernabéu në mesjavë.
Disa orë më vonë, qeveria doli në mbështetje të kërkesës me një deklarate të Ministrisë së Sportit: 'Na duket se, me mënyrën se si po shkojnë gjërat, për arsye sigurie nuk është e arsyeshme qe ndeshja të luhet siç është paracaktuar.
Por, në një shfaqje të rrallë uniteti, edhe pse indirekte, të dy klubet kanë kundërshtuar deklaratën. Ndërsa Barcelona është këmbëngulëse se ndeshja duhet të luhet në Camp Nou, Real Madrid beson se, nëse rreziqet e sigurisë janë kaq të rënda, takimi mund të shtyhet por jo të bëhet një marrëveshje për një stadium tjetër, qoftë ky edhe Barnabeu.
Los Blancos, 13-herë fituesit e Ligës së Kampionëve janë të mendimit se kalendari i përcaktuar gjatë verës duhet të respektohet për të siguruar një konkurrencë të ndershme. Për këtë, ata vetëm do të mbështesin shtyrjen dhe jo dy ndeshje në shtëpi kundër FCB.
Edhe pse duket se përçmojnë njëra-tjetrën, të dy ekipet janë bashkuar kundër autoriteteve në një përpjekje për të respektuar integritetin e kampionatit Spanjoll dhe rivalitetit të tyre.
Nga ana tjeter mendohet se edhe kompanitë televizive në të gjithë botën do të zemërohen nga zhvillimet.
Ata kanë paguar shuma të mëdha për të transmetuar El Clásico dhe mund të shohin potencialin e tyre të marketingut të dëmtuar nëse takimi midis dy gjigandëve do të luhet mesjavë siç është diskutuar.
Comments