Superkupa e Italisë, finalja e parë e humbur nga Cristiano Ronaldo pas 12 fitoreve radhazi
- miremengjes.net
- Dec 23, 2019
- 1 min read

Superkupa italiane e fituar nga Lazio në Riad, Arabia Saudite është nje rekord negativ për Cristiano Ronaldo. Portugezi ka humbur finalen e parë pas 12 fitoreve radhazi. Që nga viti 2014, CR7 nuk i ka munguar suksesi në aktin e fundit të një manifestimi: tre Liga të Kampionëve, tre Kupa Botërore për Klubeve, dy Super Kupa Evropiane dhe një Superkupë Spanjolle me fanellën e Real Madridit, Superkupa e Italisë 2018 me Juventus, Europianin dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.
Bardhekalterit e Lazios arrin ne total pesë fitore te superkupes italiane, duke arritur Interin. Juve akoma udhëheq me 8 suksese para Milanit (shtatë). Dy here Romë dhe Napoli ndërsa Sampdoria, Parma, Fiorentina, Torino dhe Vicenza kanë arritur një të tillë.
DYBALA, LOJTARI QE KA SHENUAR ME SHUME NE SUPERKUPEN ITALIANE
Me golin 1-1 kundër Lazios, Paulo Dybala u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Superkupës Italiane: katër gola, duke tejkaluar Del Piero, Eto'o, Shevchenko dhe Tevez me nga tre gola.
Comments