top of page

Pse i duhet Parlamentit Tanush Çaushi? Një histori e vogël që thotë shumë

Nga Anxheka Qyshka


Isha në një takim publik, nga ato që zakonisht shkon me mendimin “asgjë s’do ndryshojë”.

E njerëzit rreth e përqark flisnin, pyesnin, ankoheshin, dhe unë rrija në fund të sallës me duar në xhepa, gati për t’u ngritur e për të ikur. Derisa foli ai. Nuk e njihja më parë. Djalë i qetë, me zë të thjeshtë, që nuk bënte zhurmë, por kur foli, të gjithë heshtën.

Quhem Tanush Çaushi, tha. Une kam ardhur tju jap nje mesazh per jeten dhe shendetin..

Aty e kuptova se ky njeri ishte ndryshe. E kishte fjalën si puna – të thjeshtë, të drejtë dhe pa lyerje.

Tanushi nuk është politikan që vjen me çantë të gatshme e broshura ngjyrash. Është inxhinier ndërtimi. Aktivist. Njeri që e njeh hallet nga brenda. Jo nga televizori.

Ka jetuar sfida që të tjerët i shohin vetëm në raport. Ka përballuar sëmundjen si burrë, pa u ankuar, pa bërë viktimën, por duke ngritur të tjerë në këmbë.

Ka ndihmuar të tjerët kur vetë kishte nevojë për ndihmë. Ka ngritur zërin për ata që askush nuk i dëgjon – për personat me aftësi të kufizuar, për njerëzit që përballen me sistemin shëndetësor të pafuqishëm, për të rinjtë që largohen sepse askush nuk i dëgjon.

Ai nuk është as i majtë, as i djathtë. Ai është me njerëzit. Me Sarandën. Me Shqipërinë.

Programi i tij nuk është një listë dëshirash. Është një plan i thjeshtë, por i drejtë:

  • Shëndeti si investim, jo si barrë.

  • Turizëm dhe agroturizëm që sjell punë, jo beton.

  • Bujqësi që ushqen dhe rrit ekonominë.

  • Punësim dhe dinjitet për të rinjtë.

  • Meritokraci, jo miqësi.

  • Respekt për familjen dhe për atdheun, jo flamur për fushatë.

Dhe për çështjen çame, flet troç: E vërteta nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi dhe respekt. Nuk ndërtohet urrejtje, por fqinjësi me dinjitet.

Tani, sa herë e dëgjoj Tanushin të flasë, më kujtohet ajo ditë. E nuk kam më dyshime.

Saranda ka nevojë për një zë të tillë. Për dikë që nuk vjen për t’u dukur, por për të bërë.


Comments


bottom of page