top of page

Si ta bëni fëmijën të përqendrohet duke marrë udhëzimet tuaja?

Nga Sociologe: Marsida Simo

Fëmijët janë të ndryshëm edhe në mënyrën sesi veprojnë apo marrin udhëzime. Sidomos rikthimi në shkollë për këtë vit të ri shkollor është edhe më i vështirë për tˋi kthyer vëmendjen e duhur që të ulën të lexojnë apo të mësojnë.

Këtu janë disa ide për të ndihmuar fëmijën tuaj të përmirësohet.

1. Kërkoni vëmendjen e tij

Dhënia e udhëzimeve kur fëmija juaj nuk është i përqendruar mund ta bëjë atë të dështojë. Kërkoni vëmendjen e fëmijës tuaj duke thënë:

“Shiko drejt meje, të lutem. Unë kam nevojë që të më dëgjosh tani”

Disa fëmijë kanë nevojë për një kohë më të gjatë për tu përqendruar dhe për të kapur shenjat që i jepen. Ju si prind mund ta bëni më të lehtë duke lëvizur në vështrimin e fëmijës suaj.

2. Minimizoni shpërqendrimet

Pasi të keni vëmendjen e fëmijës tuaj, mund të nisni ti shpjegoni. Mund të jetë e vështirë që fëmija tju dëgjojë nëse televizori apo ndonjë pajisje tjetër është e ndezur. Minimizoni çdo shpërqendrim para se të jepni udhëzime. Fik TV-në. Sigurohuni që ai po shikon drejt jush.

3. Flisni me zë të butë

Mund të duket sikur merr vëmendjen e fëmijës nëse flet me zë të lartë, por faktikisht kjo vetëm sa e acaron vëmendjen.

Përkundrazi, ju mund ta tërhiqni vëmendjen e tij më mirë duke folur me një zë më të butë. Jepni udhëzime me një ton të qetë, dhe të dashur. Fëmija juaj mund të jetë në gjendje të përqendrohet më lehtë në përmbajtjen e asaj që ju keni për të thënë kur ai nuk duhet të përpunojë tonin e lartë në mendjen e tij. Madje e folura me zë të butë i tregon fëmijës se jeni duke thënë diccka të rëndësishme.









4. Përdorni “kohën e pritjes”

“Koha e pritjes” është ajo pauzë prej disa sekonda pasi thua diçka ose të bën një pyetje. Kërkimet tregojnë se fëmijët përpunojnë më mirë ato që ju keni për të thënë – dhe i përgjigjen asaj si duhet – kur e lini atë të futet në mendime.

Nëse fëmija ende nuk përgjigjet pas kësaj pauze, është në rregull të përsërisësh atë që the.


5. Kontrolloni nëse jeni kuptuar

Kontrollimi i kuptimit të udhëzimit shkon pas “kohës së pritjes”. Kërkojini fëmijës tuaj që t’ju përsërisë udhëzimet tuaja. Ose kërkoni që t’ju shpjegojë udhëzimet tuaja me fjalët e tij. Kjo i jep fëmijës tuaj një shans për të bërë pyetje, nëse ai ka ndonjë.

6. Thuaj, mos pyet!

Shumë prindër shprehin udhëzime si pyetje, të tilla si: “A do nisësh detyrat e shtëpisë?”

Fëmija juaj mund të mendojë se ka një zgjedhje tjetër për të ndjekur udhëzimet. Përsëritni atë që thatë në mënyrë që t’i tregoni fëmijës tuaj se çfarë të bëjë, në vend që ta pyesni atë.

Thjesht mund të thoni, “Eja të bësh detyrat të lutëm”.


Comments


bottom of page