TURIZMI-ABETARJA EKONOMIKE E SARANDËS...DHE JO VETËM - Koment nga Agron Mema
- miremengjes.net

- Apr 14, 2020
- 2 min read
Kur humbet “Abetare”-ja, dihen pasojat për gjuhën shkruar. Për Sarandën turizmi është “Abetare”-ja ekonomike. Gjithshka përfshihet në të; pritshmëritë, ngritja e nivelit ekonomiko-finaciar, ngritja e standarteve të jetesës, por edhe shpresa për mbijetesë e familjeve në nevojë që përballen me varfërinë ekonomike, sepse shpresa e tyre është për të shitur gjatë sezonit turistik ndonjë produkt artizanal apo prodhime deti. Varfëria ka pllakosur kudo. Si hije e zezë endet pesimizmi për të nesërmen dhe çdo buzë qytetari mërmirit në pashpresën e tij retorikën: “Çdo bëhet nesër?”.
Dikush mund të thotë se nuk i dihet ecurisë së prekjes së Pandemisë dhe mbase ndryshon për mirë dhe për turizmin është ende shpejt. Mundet dhe kështu, por kjo mbetet në kufijt e një shprese të paqartë se si do të jetë e nesërmja, më saktë muajt e verës.
Por për Sarandën nuk është shpejt. Është qyteti me 300 ditë me diell dhe ky është favor turistik. Duke u rradhitur në qytetet elitare turistike dhe tepër të lakmuara vitet e fundit, Pandemia ka frenuar dhe penguar përgatitjet.
Është paralizuar puna përgatitore për sezonin, bëre çatish dhe tendave si dhe patrime të territoreve dhe mjediseve palzhore, ndërrim orendish si elektrike të guzhinës dhe ato hoteliere, pezullimi i punës për personelin etj.
Kjo ka paralizuar edhe tregun dhe mosqarkullimin e parasë e cila po godet egër të vetmen shpresë të jetesës dhe të të ardhurave ekonomike në qytet. Dhe përsëri, sa do rreshta të shkruajmë, nuk i japim dot përgjigje retorikës:
“Ç’farë do bëhet nesër?”.
I vetmi ngushëllim është të jetë sa më e shkurtër aktiviteti i kohës së Pandemisë dhe të kemi sa më pak jetë të humbura. Fatmirësisht Saranda nuk ka prekje nga virusi i frikshëm vdekjeprurës dhe me një emër që godet psiklogjikisht dhe krijon ankth e pasiguri.





Comments