top of page

Alexis Sanchez: Interi optimist për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester United në huazim.

  • Aug 27, 2019
  • 1 min read

Interi mbetet optimist se ata mund të negociojnë një marrëveshje huazimi me Manchester United për Alexis Sanchez.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë për një huazim sezonal, marrëveshje e cila do t'i kushtojë klubit të Serie A afërsisht 11 milion paund,

Sipas Sky në Itali. 30-vjeçari u bashkua me United nga Arsenali në Janar 2018 si pjesë e një marrëveshje këmbimi për Henrikh Mkhitaryan por ka shënuar vetëm tre gola në 32 paraqitje në Premier League që nga largimi i tij nga veriu i Londrës. Sanchez është përfolur për një largim të mundshëm nga Old Trafford gjatë gjithë verës, pasi nuk duket se është pjesë e planeve të trajnerit Solskjaer për sezonin e ri.

Sidoqoftë, sulmuesi i United Anthony Martial pësoi një dëmtim të kofshës në humbjen 2-1 ndaj Crystal Palace, dëmtim i cili do të vlerësohet më tej të martën, por Interi shpreson se kjo nuk do të rrezikojë marrëveshjen.

Kiliani, i cili ka 130 paraqitje me fanellën e kombëtarës së tij, tërhoqi vëmendjen gjatë verës në Copa America, pasi Kili arriti në gjysmëfinale, por pësoi një dëmtim në play-off të vendit të tretë. Një lojtar që tashmë ka bërë kalimin nga Manchester në Milano këtë verë është Romelu Lukaku, i cili shënoi në debutimin e tij në Serie A në fitoren 4-0 ndaj Lecce të hënën.


Burimi: Sky Sports

Comments


bottom of page