Ansu Fati i emocionuar thyen rekord te Barcelona
- miremengjes.net
- Aug 26, 2019
- 1 min read

I riu i Barcelonës, Ansu Fati ishte i emocionuar kur bëri debutimin e tij në ndeshjen kunder Real Betis.
Sulmuesi 16 vjeçar bëri paraqitjen e tij të parë për ekipin e parë, duke u bërë lojtari më i ri që e bëri këtë që nga Vicente Martinez në vitin 1941, ndërsa mundësia e tij erdhi për shkak të dëmtimeve në sulm që kanë Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele të gjithë të padisponueshëm për përplasjen me Betis.
"E vërteta është se kam qenë shumë nervoz, por kam vetëm falënderime për të gjithë; klubin, trajnerin, tifozët, të cilët më kanë pritur aq mirë," tha Fati për mediat e klubit.
"Vështrova prindërit, familjen time, ata që më kanë shoqëruar deri në këtë pikë… Kur isha atje në fushë nuk mund ta besoja dhe tani është koha ta shijoj momentin. Kam vetëm fjalë falënderimi."
Comments