Arrigo Sacchi lavdëron trajnerët Klopp, Guardiola dhe Pochettino
- miremengjes.net
- Sep 12, 2019
- 2 min read
jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino janë pjesë e "një epoke të artë" të menaxhimit të futbollit në Angli, sipas italianit të shkëlqyer Arrigo Sacchi.
Sacchi, i konsideruar nga shumë si një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë, fitoi dy Kupa Evropiane dhe një titull në Serine A me Milan, duke e udhëhequr Italinë humbjen e ngushte në finalen e Kupës së Botës 1994.
Sistemi i tij sulmues, preferenca për markime zonale, besimi në Futbollin Total dhe promovimi i linjave mbrojtëse me presing të lartë e bën atë një nga figurat më revolucionare në lojën e futbollit.
Dhe Sacchi sheh shume nga vetja e tij tek Klopp dhe Guardiola në veçanti, por gjithashtu vlerëson shume edhe trajnerin Pochettino.
"Futbolli i tyre është i ngjashëm me futbollin tim. Ekipi im i Milanit inovoi, ekipet e drejtuar nga Guardiola dhe Klopp vazhdojnë të krijojnë inovacion” tha ai për Daily Mail.
"Unë gjithmonë kam dashur t'i nxis lojtarët e mi me dëshirën për të tejkaluar kufijtë e tyre. Fitorja është e rëndësishme kur vjen edhe me bukurine e lojës".
"Ata mendojnë si unë. Ne kemi për detyrë ta bëjmë publikun të shijojë futbollin, të emocionohet prej tij. Të bësh futboll të shkëlqyeshëm është më e vështirë sesa të flasësh për të.
“Problemi në Premier League është se ata luajnë shumë shpesh dhe ka shumë konkurrencë. Ndoshta kjo është arsyeja pse kombëtarja kurrë nuk arrin rezultate të shkëlqyera ”.
I pyetur se cilin do të zgjidhte ndermjet Klopp, Guardiola ose Pochettino, Sacchi u përgjigj: "Unë ju garantoj se do ta kisha shume te veshtire. Ju përmendët të preferuarit e mi dhe të tre kanë të njëjtin sistem filozofik edhe pse janë shumë të ndryshëm. Anglia ka një kampionat të çmendur dhe të shkëlqyeshëm. Po kalon një epokë të artë ne futboll”.
Comments