Befasi dhe spektakël në Premier League, nis sezoni i ri i Serie A, Reali mbetet në barazim.
- miremengjes.net
- Aug 24, 2019
- 2 min read
Në Angli, Chelsea i Frank Lampard arrin të triumfojë ndaj Norwich City në transfertë pas një ndeshje relativisht të vështirë për blu-të e Londrës e mbyllur me rezultatin 2-3, fitore e cila shënon edhe triumfin e parë në Premier League për Lampard në postin e trajnerit. Lampard besoi të rinjtë të ekipit dhe e nxorrën faqebardhë pasi ata zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer.
Një dygolësh nga Tammy Abraham dhe një gol nga Mason Mount, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes mjaftuan për ti dhënë fitorën Chelsea-t. Në Mançester “Djajtë e kuq” u mposhtën në shtëpi nga Crystal Palace vetëm në minutat shtesë të kohës së rregullt aty ku Crystal Palace kaloi përsëri në avantazh me anë të golit të Patrick Van Aanholt dhe konfirmoi rezultatin përfundimtar 1-2 në Old Trafford. Më vonë në orën 6:30 të mbasditës u luajt edhe sfida e shumëpritur e javës midis Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield, ku Liverpooli fitoi ndeshjen relativisht pa shumë vështirësi duke kaluar në një avantazh prej 3 golash dhe duke pësuar vetëm një në minutat e fundit të ndeshjes. Golat për Liverpoolin i shënuan Joel Matip dhe një dygolësh nga Mohammed Salah(njëri prej tyre me anë të një penalltie), ndërsa për Arsenalin shënoi Lucas Torreira.
Në Itali sot startoi kampionati italian dhe ndeshja e parë u zhvillua midis Parmës dhe Juventusit, ku kampionët në fuqi me rezultatin minimal 0-1 në transfertë me një gol të Chiellini-t arritën të marrin 3-pikëshin e parë për këtë sezon dhe ta nisin me këmbë të mbarë.
Në Spanjë, Reali i Madridit duket sikur dha një shije nga sezoni i kaluar që në ndeshjen e dytë të këtij sezoni të ri duke ngelur në barazim në Santiago Bernabeu me Real Valladolid, ku edhe pse Reali kaloi në avantazh me anë të Karim Benzema në minutën e 82-të nuk arriti të administronte avantazhin me sukses dhe 6 minuta më vonë Valladolid shënoi golin e barazimit duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-1.
Comments