Bilal, s'ka kohë për vdekje
- miremengjes.net

- Oct 17, 2020
- 1 min read
Nga Hekuran Halili

S'ka kohë për vdekje
Bilal, vëllai im, Hark ylberi i Çamërisë, Ngrihu, s'ka kohë për vdekje, s'ka kohë për t'u dergjur në vajrënkimë, Eja me mua në këtë kthim biblik, Ngarkuar me eshtrat e të pa kallurve në shpinë, që s'kërkojnë hakë për t'u marrë, por tokë për varr.
Eja me mua, në kthimin shpresëmirë, t'ju themi këtyre viseve thesprote, "Det me portokalle e ullinj", -Mirë se të gjejmë Çamëri...!





Comments