“Bunker” shqiptar në Francë
- miremengjes.net
- Sep 4, 2019
- 1 min read
Kombëtarja do të zhvillojë të shtunën ne orën 20:45 ne mitikun “Stade de France” në Paris, ndeshjen e pestë kualifikuese për Euro 2020. Shqipëria është pjesë e Grupit H, së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorën. Kombëtarja ka zhvilluar 4 ndeshje dhe ka marrë 6 pikë (dy fitore dhe dy humbje).
Skema
Në ndeshjen e radhës kundër Francës, trajneri I përfaqesueses shqiptare Edi REJA pritet të rreshtojë një formacion mbrojtës 5-4-1. Pasi u njoh me formën fizike të lojtarëve që ka grumbulluar, Reja ka nisur të mendojë titullarët. Italiani dhe stafi i tij nuk kanë ende një ide të përgjithshme rreth seleksionimit të 11-shes së parë, ndërsa po provojnë disa variante.
Formacioni i mundshëm
Në repartin e mbrojtjes pritet të jenë pesë futbollistë: Hysaj në të djathtë, Ismajli, Mavraj, Gjimshiti në qendër, dhe Lenjani në të majtë. Gjithashtu edhe mesfusha do të ketë më shumë detyra mbrojtëse me Gjasula dhe Xhaka në qender. Krahët pritet tu besohen Memushaj dhe Uzunit që do të ndihmojnë në sulm me shumë mundësi të vetmin Cikalleshi.
Duke qenë se do të perballemi me kampionët e botës në fuqi, trajneri Italian do të ishte i lumtur me një barazim.
Comments