Cristiano Ronaldo thyen rekordin e golave të Robbie Keane
- miremengjes.net
- Sep 12, 2019
- 1 min read
Ndërsa Portugalia mundi Lituaninë në kualifikimet evropiane, Sulmuesi i Juventusit shënoi katër gola duke e cuar numrin e përgjithshëm të golave të tij në 25 - dy më shumë sesa rekordi i mëparshëm i vendosur nga ish sulmuesi i Republikës së Irlandës, Keane (ne ndeshjet kualifikuese te kampionatit europian).
Para ndeshjes, Keane i kërkoi Ronaldos që ta "harronte këtë" duke i thene se fituesi pesë herë i Topit të Artë ishte dy gola larg nga rekordi i tij.
"Unë mendoj se keni mjaft rekorde, Cristiano!" Keane bëri shaka në Instagram.
Por pasi shënoi kundër skuadrës së tij të 150-të të ndryshme (klube dhe kombetare), Ronaldo nuk u ndal duke arritur edhe nje hat-trick te tetë ndërkombëtar. Ronaldo tani ka shënuar 93 gola me skuadren kombëtare, 16 gola me pak se rekordi botëror të legjendës së Iranit, Ali Daei në futbollin e meshkujve.
Ai është gjithashtu i pari evropian që ka shënuar me shume se 90 gola për vendin e tij.
Comments