top of page

Dalipi: "Në Maqedoni pacientët me sklerozë kanë më shumë shërbime"

Quhet Burim Dalipi. Është prej 15 vitesh pacient me sklerozë multiple. Drejton një organizatë për personat me sklerozë multiple në Maqedoni, Multiple Skleroza per Medikamente.

ree

Burimi është një person që e ka mundur këtë sëmundje dhe po ndihmon të tjerët me pozitivizmin e tij të rrallë.

Në datën 30 Maj 2023, Burimi erdhi në Shqipëri dhe ju bashkua tryezës së organizuar nga Fondacioni "Pema e Jetës" në mbështetje të kauzës për sklerozën multiple.

Ai shprehu shqetësimet për këtë komunitet pacientësh dhe dhe eksperiencën e tij dhe të Maqedonisë. Kështu ai u shpreh në media se në Maqedoni fizioterapia për pacientët është falas, udhëtimet dhe shërbimet e tjera si shërbimi i dedikuar. 

ree

Ndërkohë, theksojmë se në Shqipëri, pacientët kanë vështirësi të mëdha financiare dhe mungon mbështetja e shtetit. Në këtë tryezë nga pacientët u ngritën shqetësime të shumta siç janë mungesa e medikamenteve, fizioterapisë, shërbimit të detyruar, transportit, punësimit etj.

Comments


bottom of page