top of page

Vasil Llajo, kolegu ynë i shquar, human dhe i përkushtuar

  • 4 days ago
  • 3 min read

Dr.Dhimitër Xhaferi


Unë e njoh Vasil Llajon që në fëmijni. E kam ndjekur gjatë viteve të gjimnazit dhe rregullisht në auditoret e fakultetit të mjekësisë në Tiranë. Profesorët e Vasilit, miq të mi më kanë folur me shumë pasion për studentin e tyre ekselent, duke e vlerësuar si një aset i të ardhmes të mjekësisë shqiptare.

U thellua njohja jonë gjatë viteve kur pas mbarimit të universitetit erdhi në spitalin e Sarandës. Trup gjatë, me sytë që i ndrisnin, i veshur me elegancë, tërë vemendje dhe përkushtim u hyri në pavionet, ku gjendeshin të sëmurët.

Foli me ta dhe iu uroi shërim të shpejtë.

Prej këtej do niste udhëtimin, mjeku pasionant, vullnethekurti, Vasil Llajo në zonën më të largët të Sarandës në Markat e Janjar, Vërvë, Shalës. Dishat e Konispol. Pikërisht mes atij populli do fitonte një dimension të ri. Do rritej dhe profesionalizohej, duke zgjidhur raste të vështira. Kurrë nuk u step për të ecur shtigjeve drejtë skajeve deri në kufi edhe nën rrebeshin e shiut dhe suferimës me çantën me ilaçe e stetoskopin e pandarë në çdo rrugëtim. Atje mes atyre burrave dhe grave u bë miku i tyre, njeriu që i hapeshin portat dhe mirëpritej si shpëtimtar i jetëve dhe shronjësi çudibërës. Shumë shpejt, Vasua do vlerësohej si mjek i perspektivës i aftë për të ngjitur shkallët e dijes dhe shkencës humane.


Ishte ky kontribut që u përzgjodh për specializime dhe arriti të bëhrj reanimator i zëshëm. I besueshëm dhe i respektuar nga stafet mjeksore dhe akademike, emri i tij nisi të fitonte dimensione të reja.Profesionist i spikatur, erudit që gdhihej dhe errej pranë pacientëve me librat e mjeksisë në duar.

Edhe pse ngjiti shkallët e dijes dhe profesionit me shpejtësi mbeti po ai Vasili me fjalën e ëmbël dhe urtësinë e thjeshtësinë që e shoqëruan tërë jetën.


Pas disa viteve specializimesh në auditoret më të njohura të universiteteve të Greqisë, konvertimit të diplomës dhe kërkimeve të shumta mjeksore,veç profesionalizmit të spikatur, Vasili i shtoj profesionit me vullnet e këmbëngulje edhe biznesin në fushën e diagnostikimit dhe modernizit të laboratoreve speciale të analizave mjeksore.

Me shtrirje në tërë territorin e Shqipërisë dhe më tej, ia arriti të sjeli në vendin tonë pajisjet më të sofistikuara të diagnostikimit, rezonancës manjetike, skanerave tredimensional, me kontrast e dhjetëra pajisje të sapo prodhuara në vendet me mjekësinë më të zhvilluar. Në Sarandë, qytetin e tij të lindjes solli pajisjet komplekse për diagnostikim në shërbim të pacientëve,duke iu shkurtuar,rrugë, kohë dhe shpenzme saranditëve.


Mjeku, Vasil Llajo, gjatë tërë viteve në shërbim të qytetarëve u shqua edhe për dimensionin human. Shumë qytetarëve iu është shërbyer pa asnjë pagesë. Për të gjitha këto cilësi në zgjedhjet e përgjithëshme të majit 2025, doktor Vasil Llajo u zgjodh deputet i Sarandës. Si gjatë tërë jetës së tij, zgjedhja deputet e afroi edhe më shumë me qytetarët. Telefoni i tij është i mundshëm për këdo që ka një shqetësim apo kërkon një ndihmë nga mjeku, por edhe

nga deputeti. Ai asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me njerëzit, përkundrazi është më i afërt me ta.


Kur qytetarët dëgjojnë se dikush flet për mjekun deputet me qëllim denigrimin e tij

,pezmatohet dhe i hedh tutje si të pabaza dhe aspak të vërteta. Vasil Llajon e kam koleg dhe mik. E vlerësoj për gjithçka ka arritur dhe ecur drejtë majave të shkencës dhe diturisë. Është aset që na bën krenar. Na entusiazmon dhe na jep kurajo e shpresë. Nuk është thjesht kolegu dhe miku im. Është njeriu që i ka dhënë vlerë një qyteti dhe përfaqësuesi i urtë, i vememdshëm dhe dashamirës me të gjithë.

Vasil Llajo nuk ka nevojë për reklamë. E ka ndërtuar vet portretin e njeriut të mirë, mjekut human dhe deputetit të dëgjueshëm dhe të gatshëm për ti shërbyer cilitdo.


Doktor

Dhimitër Xhaferi Sarandë

Comments


bottom of page