Deputetët bëjnë vetëm një punë
- miremengjes.net
- Oct 12, 2020
- 1 min read
Poezi nga Shkrimtari dhe Poeti: Pajtim Çaushi
- 34 -
Diskutonin deputetët,
ditë për ditë debat i forte
“ Sa do zgjasë diskutimi?”
folën, por s`vendosën dot.
Zoti u kthjelloi trutë,
me një zë të qetë, të butë:
“ Fjala e drejtë e thënë shkurt
bëhet si fjala e urtë“
- 36 -
Deputetët bëjnë vetëm një punë:
vendit ia shqyejnë xhepat
kur ia vjedhin stolitë e leckat
si lavirë i nxjerrin në rrugë
Është Kryeushqim për breshkat
Një dardhë e kalbur shumë.

Comments