top of page

Afërdita Zaja, Inxhinierja që krijoi “LotusOcean Meditation Center”

  • Feb 20, 2020
  • 3 min read

Nga Tanush Çaushi

Afërdita Zaja është një vajzë nga Tirana, e bija e Ramazan dhe Naime Zaja dhe e vogla e të katër motrave. Mbaroi studimet në Ålesund dhe më pas mori titullin Master ne Trondheim, Norvegji si Inxhiniere ndërtimi, konstruktore.

Ka punuar si inxhiniere konstruktore në firmën e madhe AS Norconsult në Norvegji për vite me radhë por jo më tani. Ajo u bë dishepulle apo nxënësja e fundit e gjeniut, përkthyesit, gjuhëtarit, shkencëtarit shqipëtar Petro Zheji në Tiranë prej fillimit te vitit 2013, si rezultat i të cilit ajo mësoi Shkencën e Re të Etimollogjisë, Zbulimin e tij gjigand të Algoritmit Simbolik dhe Rolin e Vërtetë Mesianik të Gjuhës Shqipe.

Prej saj doli libri ku zbërthehet dhe motivohet e gjithë gjuha Norvegjeze i titulluar ‘Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja’. Në gusht 2018 ajo u njoh në Durrës me të shquarin, gjuhëtarin, muzikantin, mjeshtrin e Vedave dhe autorin e librit të famshëm ‘P’s Gita, scriptures of the now’ të cilës ajo i realizoi përkthimin në shqip në Nëntor 2019 të titulluar ‘Eposi P.T’. Në këtë mënyrë ajo mësoi mjaft gjëra të rëndësishme.


Nga mësimet e Petro Zhejit ajo ka fituar mjaft njohuri nga shkenca e fusha të ndryshme botërore si kozmogoni, fizike kuantike e klasike, kozmollogji, psikollogji, etimollogji, gjeometri e shenjtë, fetë e lashta, bibla, kurani, vedat, mitollogjia nordike, mitollogjitë e lashta shqiptare, simbolet hermetike etj. Pasi ajo ka praktikuar vetë nonstop diturine e mësuar nga mjeshtri i vedave e kombinuar me diturinë po të ngjashëm të të lashtëve shqiptarë (të quajtur nga të ashtuquajturit historianë si Pellazgo Ilire së paku këtu e 5000 vite më parë) tashmë Afërdita do të hapë qendrën e saj të meditimit në Sandvika, Norvegji të quajtur LotusOcean Meditation Center. Lotus quhet lulja e zambakut e cila cel dhe rritet mbi ujë. Ajo simbolizon lulen hyjnore mbi të cilin perënditë e lashta mbanin në dorë! Lulet e zambakut përfaqësojnë gjithashtu energjitë e brendshme të cdo njeriu të cilat janë në gjumë, të pacelura dhe të bllokuara. Ashtu sic kjo lule mbin e rritet edhe mbi një pellg të ndotur, ashtu duhet edhe njeriu të rrisë energjinë e tij nga bota e ndotur, depresive dhe të lodhshme.

Afërdita nga studimi shumëvjecar i gjuhësisë, sic mund ti shikoni edhe në videot e saj në youtube, di mjaft mirë Rolin e Fjalës apo Zërit. Sipas aforizmës së nxjerrë nga i madhe profesori i saj Petro Zheji cdo zanafillë fillon me zërin pra ‘Zani Zuni’, osë ‘Fjala Filloi’. Si edhe studimet e saj nga të gjitha llojet e feve dhe mitollogjive ‘Zëri qe vetë Perëndia (Bibël), lidhje mes Allahut dhe Zërit (Kuran), tek vedat Perëndia Brahma krijoi Botën Materiale nëpërmjet Zërit etj.


Në këtë qendër meditimi do të përdoret zëri dhe do të mësohet dhe praktikohet cfarë në fakt është mantra (parime të pastra pakohë që nuk ndryshojnë qysh nga fillimi i botës). Do të praktikohet qendërzimi i trupit, përdorimi i fjalëve të duhura për nga qendra e gojës. Ashtu sic shumica e ka parë në faqet e saj sociale natyra është e rëndësishme, dhe do të mësohet në seanca si të lidhemi me 5 elementet e natyrës prej të cilave trupi ynë përbëhet, në mënyrë që të kemi përgjigje nga natyra sic mjeshtri i vedave Prashant Trivedi ka plot raste të dëshmimit të lidhjes së tij perfekte me natyrën.


Dieta, cfarë ushqimesh duhët të hamë që të balancojmë trekëndëshin e famshëm midis trupit, mendjes dhe shpirtit/frymës. Sic Prashant sqaron në librin e tij «Eposi P.T» fjala ‘meditim’ vjen nga sans. medja apo ang. middle pra mesi apo qendra. Fjala medicinë gjithashtu vjen prej saj. Një nga qëllimet e ‘LotusOcean Meditation Center’ është pra Të arrihet Qendërzimi pra Meditimi Suprem i ndikon në cdo gjë, shëndeti i mire fizik dhe psikologjik.


Të gjitha këto duan teknike dhe kohë për t’u praktikuar. Kursi zgjat 4 javë, cdo javë për nga një orë afërsisht për moshat që nga 7 vjec e sipër, pra është edhe familjare ashtu sic Dituria e të lashtëve mësohej qysh fëmijë që kur të rriteshe të kishe trupin e qendërzuar dhe zgjedhjet e njeriut në jetë do të zgjidhnin cdo gjë në të ardhmen.



Comments


bottom of page