Durimi, forca shpirtërore, dija, kurajua, besimi, mundin çdo të keqe e sëmundje
- Hekuran Halili

- 2 days ago
- 6 min read
Nga Hekuran Halili
(Një shkrim për mikun dhe kolegun tim Tanush Pajtim Çaushi)
Njeriu të shkuarën e njeh se e jetoi, të tashmen e njeh dhe s'e njeh, të nesërmen as parashikuesi më i zot nuk e di si do të jetë.

Antikiteti këtë dukuri e ka kufizuar në dy emërtime, fataliteti dhe fati,të parin e përgatit vetë pasi je pjesëmarrës, të dytin s'e ke në dorë, pasi s'je pjesëmarrës.
Në historinë e njerëzimit ka patur shumë individë me kurajo e vullnet të fortë që kanë mundur ta sfidojnë fatin dhe fakeqësinë. Në botë njihen rastet: Helen Keller - e verbër dhe e shurdhër që në fëmijëri. U bë aktiviste për të drejtat e njeriut, shkrimtare dhe ligjëruese e shquar.
Frida Kahlo - jetoi me dhimbje të fizike pas një aksidenti të rëndë, por krijoi vepra arti të pavdekshme. Stephen Haking - i sëmurë me ALS dhe i paralizuar, por u bë një nga mendjet më të ndritura të shkencës moderne. Ka dhe plot të tjerë si shkrimtari i verbër Nikollai Ostrovski, gjeniu i muzikës klasike Ludvig van Bethoven, Aleksandër Meresejevi, piloti me këmbë të prera që u bë tri here Hero gjatë luftës së dytë botërore, e shumë e shumë të tjerë.
Po në Shqipëri a ka raste të tilla kur individë që kanë pësuar fatkeqësi ,ta sfidojnë atë , të bëhen të dobishëm për vete e për shoqërinë?!
Po, ka disa, por unë po përmend vetëm dy prej tyre. Nuredin Hoxha - në një aksident treni preu dy këmbët dhe arriti të ngrihej me këmbë druri dhe të bëhej mekanik dhe inxhinier i talentuar. Njihet me emrin Din Hyka nga romani “Pësëri në këmbë” i Dimitër Xhuvanit. Pas tij edhe shumë të tjerë që sfiduan të keqen dhe u bënë triumfues përgjat segmentit të jetës së tyre.
Unë po përmënd njerin prej tyre, atë që është mes nesh dhe e njoh mirë se e kam mik , bashkqytetar edhe koleg.
Quhet Tanush Çaushi, nga Konispoli. Aty lindi , aty kreu shkëlqyeshëm gjimnazin e atij qyteti. Me rezultate të larta mbaroi edhe Fakultetin e Ixhinjerisë së Ndërtimit.
Ndoqi me pasion e me rrezultate të larta disa kurse pasuniveristare në degën e tij. Filloi punë në Tiranë ku prej vitesh punon edhe sot si Inxhinier Strukturist, Menaxhim Projektesh dhe Specialist Risku. I nderuar dhe i vlerësuar shumë nga kolegët e tij të punës e më gjer. Inxhinjer Tanushi në vitin 2015 u diagnostikua me Sklerozë Multiple.
Në ato vite jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe një pjesë e specialistëve të mjekësisë kishin njohuri të kufizuara për këtë diagnozë.
Kërkoi vetë dhe gjeti literaturë të mjaftueshme në gjuhë të huaj për Sklerozën Multiple. I studioi me vullnet dhe këmbëngulje. Duke u njohur më nga afër me natyrën e sëmundjes, arriti në përfundimin se shenjat e takimet me këtë të keqe të fshehtë e dredharake kanë qënë shumë më të hershme nga koha e diagnostikimit. Ai më tregon: Më vinë në mendje pjesëza kujtimesh kur isha ende i vogël. E kam fjalën pikërisht për atëherë kur nisa shkollën tek cikli fillor në Konispol. Kujtoj që ecja pak si i mbajtur nga këmbët, lëvizja disi i ngrirë dhe trupi im nuk kishte lirshmërinë e të ecurit normal. Këtë e ndjeja më shumë gjatë lojërave të ndryshme që zhvillonim në shkollë...
Pas diagnostikimit filloi kurimin tek spitali “Nënë Tereza”. Koha kalonte , e keqja nuk bënte pas, më shumë , si bishë e tërbuar kafshonte.
Medikamenti që merrte nga mjekët nuk i jepte asnjë efekt, të paktën ngadalësues. Medikament tjetër nuk kishte lista e barnave të mjekësisë shqiptare e cila listën e rimbursimit e pati ngrirë që nga viti 2014. Vendet fqinje kishin në listat e farmacitë e tyre ilaçe nga më të fundit, ndërsa ne jo. Pse ndodhte kjo me mjekësinë dhe pacientët në vendin tonë...?!
Inxhinjer Tanushi ishte i martuar, kishte një vajzë, Sonjën. Në këto ditë e muaj të vështirë i doli në krah bashkëshortja , Silvana Baça, i dha kurajo, e mbështeti dhe i krijoi një mjedis shpirtëror e familjar të ngrohtë. Mbështetje e fortë dhe kurajoze për të u bë e gjithë familja, nëna e babai, vëllezërit e motra, veçanërisht vëllai i madh , Urani. Në këtë mjedis të ngrohtë familjar ai mori një vendim. Vendosi ta sfidonte të keqen e fatit. Motoja e jetës së tij u bë: -Unë do të rrezistoj ! Unë do të mbijetoj! Unë do të triumfoj mbi Sklerozën Multiple! Do të bëj gjithçka që ta mposht ose ta mbajë në kontroll të fortë që të mos përparojë! Dhe Tanushi mbijetoi duke sfiduar sëmundjen e rrallë e tinzare. E sipërpërmëndëm që për mjekim jepej një ilaç i vjetër që nuk bënte efekt.
Ministria e Shëndetësisë as që interesohej për këta pacient me këtë diagnozë., ndaj ata përditë keqësoheshin. Kuptohet, kalorësi nuk ia qan hallin këmbësorit! Tanushi mungesën e medikamentve bashkëkohore e bëri problem të medias dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultati nuk vonoi. Në listën e barnave të rimbursueshme për Sklerozën Multiple u futën edhe një pjesë e barnave bashkëkohore. Arritja e këtij objektivi madhor ishte fitore për ata që ia kishin dhe ia kanë nevojën përditë. Në shekuj populli e ka thënë këtë: Fatin edhe po e hodhe për ta mbytur, do dalë me një peshk në gojë... Arriti të vinte kontakte me individë të shumtë me këtë sëmundje në qytete të ndryshëm të vendit.. Krijoi Shoqatën “ JETO PËRSËRI”. Organizoi veprimtari të shumta në Tiranë e rrethe. Krijoi Fondacionin “PEMA E JETËS:. Kontaktoi me Shoqatat analoge në Europë, ambasadat dhe fondacionet e huaj, botoi tri libra që kishin lidhje me këtë sëmundje. Në mjedisin e Fondacionit “PEMA E JETËS “ mendoi dhe mundi të realizojë edhe ngritjen e funksionimin e një qendre fizioterapie për të sëmurët me Sklerozë Multiple . Atje sot kurohen falas mbi pesëdhjetë pacientë. Ky djalë i përkushtuar jo vetëm për vete, por për të gjithë njerzit që vuajn nga kjo sëmundje, ka bërë atë që rrallë njeri e bën sot në shoqërinë shqiptare . -Mirë është t'i shërbesh vetes, shumë mirë është t'u shërbesh të tjerëve,-thotë dhe bën inxh.Tanushi.
Nëse do ta përmblidhnim me pak fjalë gjithë këtë punë dhe vepër kolosale të bërë nga ky Njeri i veçant me vullnet të hekurt, në një hark kohor mbi dhjetë vjeçar, do të thonim: E nisi odisenë e vizitave, konsultave, mjekimeve. U zhyt në morinë e literaturës mjekësore , por edhe në legjislacionin tonë për këtë sëmundje.
Në hullinë e shkresave vendimore të shtetit ekzistojnë disa qendra që bëjnë fjalë për trajtimin falas për këta pacientë.
Në fakt ato janë vetëm në letër, por jo në realitetin konkret në ndihmë të nevojave të pacientëve. Atëhërë, një indvid me probleme shëndetësore të Sklerozës Multiple, arriti të realizojë një projekt madhështor dhe tejet njerëzor. Një shtet i tërë nuk mundi të hap një qëndër për t’u shërbyer falas pacientëve me këtë diagnozë, Tanushi me forcën e mëndjes, me intelegjencë, këmbëngulje, ja arriti. Ai ka bërë të mundur që grupi i pacientëve me Sklerozë Multiple, pjesë e Fondacioni “Pema e Jetës” të mbështetet nga shërbimi spitalor neurologji, nga profesorë dhe doktorë neurologë të njohur si Prof. Dr Jera KRUJA, Profesor.Altin Kuqo, Dr.Pavllo Dhjamandi.
Ka arritur të krijojë kontakte dhe të mbështetet nga klinika private si rasti i spitali “Hygea”, klinika “Nova” etj. Atje janë dashamirë ndaj tij Dr.Hajri Gerbi, Alfred Haja, etj.
Falë kontakteve dhe nisiativës vetiake ka marrë dhe mbështetje ndërkombëtare duke u bërë pjesë e disa organizatave të tilla siç janë: EMSP, MSIF, IRIS NETWORK, Rrjetit i Organizatave për Aftësinë e Kufizuar etj.
Kjo i ka mundësuar edhe afrimin e donatorëve të ndryshëm duke nisur që nga Ambasadat siç është Ambasada Gjermane, sektori privat, sektori i prodhuesve dhe shpërndarjes së ilaçeve, universitetit Epoka etj.
Thuhet se durimi shemb edhe malet. Tanushi me punën e durimin e tij këtë thënie e ka bërë realitet. Ai ka shëmbur “malin” e padijes, mungesën e kujdesit dhe intersit, mënyrën e mjekimit, interesin dhe mbështetjen e shoqatave dhe institucioneve. Rrezultatet e punës së Tanushit janë të prekëshme, jo vetëm për të, por për të gjithë antarët e Fondacionit “Pema e Jetës” që janë shumë mirnjohës ndaj tij. Teksa e shikoj që lufton si një hero i legjendave dhe miteve , si një Mujë e një Halil me të keqen lubi dhe nuk bën asnjë hap pas, e admiroj, e përgëzoj e me zemër i uroj shërim të plotë sa më të shpejtë Inxh. Tanush Çaushi! Ti tani ke fituar !




Comments