top of page

Fabregas për Messi-n: 'Kam parë gjëra që nuk do t'i besonit'

Cesc Fabregas beson se është e pamundur që në të ardhmen të vijë një lojtar tjetër si Lionel Messi…

Mesfushori spanjoll Fabregas në një intervistë deklaroi se ai nuk nuk beson që do të ketë një tjetër si Messi. Dy ish-shokët e skuadrës tek Barcelona, kaluan tre sezone së bashku në Camp Nou duke fituar se bashku dy Topa te Arte.

Duke pasur privilegjin të luante përkrah argjentinasit, Fabregas deklaroi: "Ne kemi parë yje si Ronaldo dhe Ronaldinho, lojtarë të mahnitshëm, por Messi ka qenë më i miri për 15 vjet. Ai është në sezonin e tij të 17-të dhe ai ka qenë më i miri që kur ishte 18 vjeç.


"Unë kam parë gjëra te pabesueshme. Cdo tre ditë Leo shënon gola; ai niset të luajë për Argjentinën, sapo kthehet me avion shënon një hat-trick... kjo nuk është normale, më besoni.

"Do të më pëlqente të luaja më shumë me Leo-n. Kam pasur një fat të keq në atë drejtim. Dy sezonet në vijim ishin kur unë pata kohën time më të keqe me lëndime. Unë nuk isha në momentet e mia me të mira dhe kjo prekte na të gjithë, përfshirë Leo-n”.


Fabregas aktualisht është duke luajtur në Francë për Monakon me klubin e dytë të fundit në Ligue 1 me vetëm dy pikë nga katër ndeshjet e tyre të para.

Comments


bottom of page