Ferguson mesazh prekës Ronaldos
- miremengjes.net
- Sep 6, 2019
- 1 min read
SIR ALEX FERGUSON i dërgoi ish – yllit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo një mesazh prekës, pasi u kurorëzua Lojtari Portugez i Vitit për herë të dhjetë.
Ronaldo kishte rivalë shokët e ekipit kombëtar portugez Bernardo Silva, Ruben Neves dhe të riun premtues Joao Felix.
Ish – trajneri i 34-vjeçarit në Old Trafford Fergie ishte ndër të parët që uroi ish – lojtarin e Real Madrid.
Në një video mesazh prekës, Ferguson tha: "Urime për këtë arritje të madhe dhe një natë të mrekullueshme që do të kemi në Portugali. Më vjen keq me të vërtetë që nuk mund të jem me ju, por unë shikoj prapa dhe ju shoh si një djalë i ri në moshën 17 vjeç, i cili erdhi në Manchester United, si keni përparuar si qenie njerëzore dhe një sportist fantastik”.
“Njohja me ju ka qenë një kënaqësi absolute për mua. Kemi punuar bashkë dhe kam parë që po përparoni në futboll dhe në jetë. Pra, miku im, mbarësi dhe një natë të shkëlqyeshme”.
Marrëdhëniet e Ronaldos me Fergie janë të njohura me Portugezin qe deklaron se ai "më mësoi gjithçka" dhe se "ai ishte si baba për mua".
Ferguson nënshkroi me 18 – vjeçarin Ronaldo ne vitin 2003 duke e marrë atë nga Sporting Lizbona. Ai ka kaluar gjashtë vjet me Manchester United duke luajtur 194 ndeshje.
Nën udhëheqjen e Skocezit, Ronaldo fitoi tre tituj të Premier League, Kupën e FA, Kupën e Ligës dy herë dhe Ligën e Kampionëve
Comments