top of page

Gara për Topin e Artë 2019

Beteja për të fituar Topin e Artë 2019 vazhdon të mbetet intriguese. Virgil van Dijk i Liverpool është favoriti aktual për të fituar çmimin pas nje sezoni shumë te mirë të tij, i cili përfundoi në fitoren e Champions League. Por është e pamundur të mos konsiderosh Lionel Messi-n ne këtë garë.


Ylli i Barcelonës ishte arriti një sezon të jashtëzakonshëm në 2018-19, duke shënuar 51 gola në të gjitha kompeticionet. Ai udhëhoqi Blaugrana-t në fitoren e La Ligës, por arritjet e tij u zbehën disi nga dështimi i Barcelonës për të shtuar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit në tofetë e tyre të sezonit. Si rezultat i kësaj, po edhe dështimi i Messit për të fituar Copa America me Argjentinën, shumë besojnë se Van Dijk, ose një lojtar tjetër, meriton të fitojë Topin e Artë.


Megjithatë shumë prej lojtarëve më të mirë në botë deklarojnë se Argjentinasi e meriton çmimin që do të shpallet disa muaj më vonë këtë vit. Një tifoz i Messi-t në Twitter ka përpiluar një video në të cilën Van Dijk, Kylian Mbappe, Sadio Mane, Rivaldo, Jamie Carragher, Sergio Aguero, Filipe Luis, Cesc Fabregas dhe Michel Platini të gjithë thonë se Messi duhet të fitojë Topin e Artë 2019.


Messi është duke synuar një kurorë të gjashtë dhe të parën e tij që nga viti 2015. Përfundimi në vendin e pestë në çmimin 2018 per 32-vjecarin rezultoi te ishte një vendim qesharak dhe ai e ka treguar këtë edhe me performancen e tij ne sezonin 2018-2019.

Nuk do t’ju duhet të flisni me shumë tifozë futbolli përpara se të gjeni një që e konsideron futbollistin më të madh të të gjitha kohërave.

Komentatori Ray Hudson dikur u shpreh për Messi-n gjatë një loje: "Thonë se të gjithë njerëzit janë të barabartë në sytë e Zotit, por ky njeri ju bën seriozisht t’i vini në dyshim ato fjalë."

Messi do të bëhet lojtari i parë që do të fitojë gjashtë Topa të Artë nëse ai do të zgjidhet. Dhe duhet të pyesni veten se të tillë sa do të kishte ai nëse çmimi do t'i dorëzohej lojtarit më të mirë në botë, pa marre parasysh numrin e trofeve të fituara gjatë vitit kalendarik.

留言


bottom of page