top of page

HAPA DOLLAPO, bëje se të KAPA

Nga Pajtim Çaushi


Dje, datë 11 - të qershor.


Kryeministri Gjyqësorin kërkon të bind:

- Mbaj zyrën tënde, rrogat unë i rrit,

mjaftë t'i zbatova, mos e përsërit,

shtesë për gjyqtarë euro shtatëqind!


Sot më datë 12 - të qershor:

(dy gjyqtarë të lartë në stacioninTop - channal):


- Po, është ligjore, kot debatoni,

paret e Gjyqësorit i vendos Gjyqësori!


Gazetarja pyet me buzëqeshje e në siklet:

- Si mund ta bëni rogën shtatëqind euro shtesë?

- Tek Ligji i vet juristëve të Kryeministrisë:

pavarësia financiare, e drejtë e Drejtësisë!

- Ç'thotë Ligji për shtesën e rogës në fjalë?

- Gjyqësori rrit pagat e veta për plazhe e pallë!

- Kjo do të thotë që shtesa për rogën tuaj

të bëhet sa shtatë pensione fshati në muaj?...


Dy të Gjyqësorit pyetjen sikur s'e dëgjojnë,

kapen për dore dhe këngë çame këndojnë:


Hapa dollapa,

u fshehe në shkarpa

përralle e lofata,

dil kush rri prapa...

Shtoje se të kapa!...

Hapa dollapa!...

Comments


bottom of page